LAJMI I FUNDIT:

Ish drejtori i Policisë së Kosovës flet për dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb – a do mund të kthehen sërish në polici?

Ish drejtori i Policisë së Kosovës flet për dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serb – a do mund të kthehen sërish në polici?

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb në veri, të dielën kanë dhënë dorëheqje duke dorëzuar uniformën dhe armët – kjo me arsyetimin se këtë po e bëjnë “për arsye personale dhe morale”.

Në fakt, largimi i policëve ndodhi pas shkarkimit nga detyra të Drejtorit të Policisë për Rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, për shkak se ai refuzoi zbatimin e vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e veturave me targa RKS.


Mirëpo, a do mund të kthehen sërish pjesëtarët e policisë në pozitën e tyre? Si është e rregulluar me ligjet e Kosovës kjo çështje?

Ish-drejtori i Policisë, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se kjo është një situatë mjaft e komplikuar në aspektin e sigurisë.

Sipas tij, edhe pse stacionet e policisë janë në veri të Kosovës, ato aktualisht nuk janë funksionale.

Qalaj theksoi se një numër i vogël i pjesëtarëve të policisë ka mbetur në veri, mirëpo siç u shpreh ai, komuniteti serb atje nuk i pranon ata si policë.

Rashit Qalaj, ish drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Andaj shtoi Qalaj, se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje që me një vendim politik të gjejë një zgjidhje.

“Është një situatë mjaft e komplikuar në aspektin e sigurisë. Realisht i kemi stacionet që janë atje, por nuk janë stacione funksionale, edhe pse ka disa policë shqiptarë që bëjnë sigurimin në këto stacione, mirëpo, numri i tyre është i vogël dhe ata kryesisht po angazhohen vetëm për rrethin e objektit dhe nuk po bëjnë sigurime të sigurisë, pasi komuniteti serb nuk i pranon pjesëtarët e policisë të komunitetit shqiptar, pasi nuk kanë ndonjë qasje miqësore për pjesëtarët që vijnë nga pjesë të tjera të vendit dhe duhet përpjekje e qeverisë që me një vendim politik të gjej një zgjidhje…”, ka thënë Qalaj.

Qalaj tregoi po ashtu procedurën se si është mënyra e pranimit të dorëheqjes apo afati kohor për bindjen e pjesëtarëve të policisë që mos të japin dorëheqje.

“Nëse një pjesëtar i policisë do të jep dorëheqje, ai duhet paraprakisht ta lajmëroj dorëheqjen 30 ditë më herët, në mënyrë që pastaj mbikëqyrësit e tyre për shkak të investimit të tyre që është bërë në trajnime të ndryshme, të mundohen t’i bindin që mos ta lëshojnë punën e tyre, dhe pas 30 ditësh nëse nuk arrijnë sukses atëherë drejtori i përgjithshëm e aprovon. Mirëpo në këtë rast është pak më ndryshe, pasi ata në mënyrë të orkestruar kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, me një letër të bardhë për shkaqe personale dhe morale, nuk kanë përmendur çështje të vendimit të Qeverisë së Kosovës që me një vendim politik të qeverisë ata ende mund të kthehen në Policinë e Kosovës, ende dorëheqjet e tyre nuk janë të aprovuara nga u.d i drejtorit të Përgjithshëm, mendoj që ka hapësirë dhe nëse ka vullnet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që të kthehen…”, shpjegoi Qalaj për Telegrafin.

Më tej theksoi se komuniteti serb është i kërcënuar direkt nga Beogradi.

“Komuniteti serb është i kërcënuar direkt nga Beogradi, presidenti i Serbisë të cilët me instrumentet që i kanë në veri po i kërcënojnë duke dëmtuar pronat e tyre, po ua djegin veturat. Atje po ushtrohet një lloj terrori ndaj komunitetit serb në veri, vetëm e vetëm që të bien në linjë me politikën e Serbisë”, tha ndër të tjera Qalaj për Telegrafin.

Telegrafi po ashtu ka dërguar pyetje tek Policia e Kosovës, për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështje, por që nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndryshe, të dielën e javës së kaluar në veriun e Kosovës u mbajtën protesta të organizuara nga Lista Serbe, një ditë pas vendimit për t’u tërhequr nga institucionet e vendit.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të komunitetit serb në veri të vendit dhanë dorëheqje .

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Ndërkaq, edhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ditë më parë dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori