LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i Policisë: Plagosjet në Shtërpcë nga pjesëtari i FSK-së nuk janë bërë me armë zyrtare

Ish-drejtori i Policisë: Plagosjet në Shtërpcë nga pjesëtari i FSK-së nuk janë bërë me armë zyrtare
Rashit Qalaj, ish drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka thënë se pjesëtari i FSK-së dy plagosjet në Shtërpcë nuk i ka bërë me armë zyrtare, por me armë personale, të cilën e ka pasur me leje.

“Incidenti ka ndodhur nga një qytetar i këtij vendi, i cili ka rastisur të jetë pjesëtar i Forcave të Sigurisë. Ai nuk e ka pasur armën zyrtare. Ai ka pasur, me informatat që unë i kam, një armë tjetër me leje. Por, ai nuk e ka shkaktuar incidentin në kapacitet të pjesëtarit të Forcave të Sigurisë së Kosovës”- ka thënë ai në emisionin #KallxoPernime.


Ai e ka quajtur këtë një incident të panevojshëm dhe është shprehur se pret nga policia dhe prokuroria që ta zbardhin këtë rast.

Sipas tij, problemi kryesor është mungesa e prezencës së shtuar të policisë në qytete dhe në objekte të trashëgimisë kulturore e fetare, gjatë festës së Krishtlindjeve Ortodokse.

Ai tregoi se edhe një ditë pas incidentit, kur ka kaluar në atë pjesë, nuk ka parë shtim të prezencës së policisë.

32 vjeçari A. K., është arrestuar më 6 janar, pas plagosjes së dy të rinjve, njëri 11 e tjetri 21 vjeç në fshatin Gotovushë të Shtërpcës. Ndaj të dyshuarit, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjykata e Ferizajt i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj.

Sipas Prokurorisë ndaj të njëjtit rëndojnë akuza për tri vepra penale. A.K., është i dyshuar për veprat penale, “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagim të serbëve lokal në Shtërpcë, të cilët po atë ditë për disa orë bllokuan rrugën, ndërsa të nesërmen mbajtën një protestë./Kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori