LAJMI I FUNDIT:

Ish-diplomati Lulzim Peci: Liberalizim i vizave nuk duhet të ndërlidhet me dialogun

Ish-diplomati Lulzim Peci: Liberalizim i vizave nuk duhet të ndërlidhet me dialogun

Ish-diplomati, Lulzim Peci  ka kritikuar BE-në që po e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të fillojë asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhem kushtëzime të tilla dhe përulëse, shkruan ai.


Tutje, ai ka shtuar se kredibiliteti i saj në rajon po shënon rënie.

“Poshtërsinë me të madhe që mund ta bëjë BE-ja me Kosovën është ndërlidhja e liberalizimit të vizave me dialogun me Serbinë. Dialogu dhe liberalizimit nuk kanë të bëjnë asgjë njëra me tjetrën. Kosova nuk duhet të fillojë fare dialogun me ndërmjetësim të BE-së nëse vazhdon me kushtëzime të tilla, non sense dhe përulëse. BE-ja ka filluar t’i përngjajë “transformueseve”, dhe nuk po e kupton qe kredibiliteti i saj në regjion është duke u venitur me rënie të lirë”, ka shkruar ai.