LAJMI I FUNDIT:

Ish diplomati gjerman përgëzon kancelarin Scholz për gjuhën e qartë ndaj Serbisë

Ish diplomati gjerman përgëzon kancelarin Scholz për gjuhën e qartë ndaj Serbisë

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, e ka përgëzuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për gjuhën e tij të qartë ndaj Beogradit sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.

Ischinger në një postim në Twitter shkruan se do të ishte e dobishme që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian të njihnin Kosovën dhe se ka shumë punë për të bërë.


“Bravo kancelar… gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë…”, shkruan ai.

Ischinger javë më parë po ashtu kishte deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i vonuar, ndaj thotë se të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në këtë proces, Miroslav Lajçak, i duhet mbështetje urgjente.

Ish-diplomati gjerman e kishte falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për “ringjalljen e përpjekjeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori