Nicki Minaj ka hedhur poshtë akuzat sa ka dashur ta vras ish të dashurin, Safari Samuels.

Ky i fundit ka hedhur baltë mbi reperen amerikane se është përpjekur ta vras me thikë, gjersa këngëtarja iu përgjigj duke thënë se ai po gënjente dhe se i vodhi kartën e kreditit, gjersa ishin në romancë.


"Të kujtohet nata që më lëndove dhe kur pothuajse vdisja, policia dhe ambulanca duhej të më sillnin në spital. Duhej t'i gënjeja dhe t'u tregoja se u përpoqa ta vrisja veten në mënyrë që të mos të merrnin në burg. Kur gjëra të tilla fillojnë të përsërisin, është koha që të largohen", shkroi Samuels në Twitter.

NickiMinaj 1

Niki Minaj u përgjigj duke thënë se po gënjen dhe se Perëndia do ta dënon, duke i kërkuar atij që të ndalet së thënë se ka provuar ta lëndoj me një thikë buke.

"Ti më vodhe kartelën time dhe më tha se xhirollogaria me para është e lirë për tu shfrytëzuar", tha ajo.

Niki Minaj kishte akuzuar më parë Samuelsin se me paratë e saj kishte paguar prostituta gjatë kohës që ishin në një marrëdhënie.

Ndryshe, Minaj është duke mbajtur me sukses koncerte të ndryshme dhe po sjell projekte të reja muzikore. /Telegrafi/