LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëshorti i Naya Rivera, Ryan Dorsey shpërthen në lot – reagon pasi u zhvendos në një apartament me motrën e aktores

Ish-bashkëshorti i Naya Rivera, Ryan Dorsey shpërthen në lot – reagon pasi u zhvendos në një apartament me motrën e aktores

Ryan Dorsey ka postuar një video emocionale të martën në Instagram, duke adresuar pretendimet e bëra në lidhje me marrëdhënien e tij me motrën e të ndjerës, Naya Rivera, pasi u fotografuan duke mbajtur duart me njëri-tjetrin.

Aktori, 37 vjeçar, deklaroi se motra e ish-gruas së tij të ndjerë, Nickayla Rivera, 25 vjeçe, u transferua me të me kërkesë të djalit të tij, Josey, pesë vjeçar, ‘sepse ajo tani është gjëja më e afërt që ai ka’.

Ryan zbuloi se ai nuk ka ndjekur asnjë nga rrjetet sociale që kur ish-ylli i “Glee”, Naya u mbyt aksidentalisht në korrik ndërsa po lundronte në një liqen me djalin e saj të vogël.


Ryan Dorsey (Foto: Instagram)

“Unë zakonisht nuk lexoj komente për gjërat e mia sepse e di se si mund të thuhen 50 gjëra të mira dhe pesë negative”, tha ai. “Disi si njerëz ne i marrim ato pesë negative në kokën tonë duke menduar se si njerëzit mund të thonë gjëra të caktuara”.

“Më sollën në vëmendje që njerëzit kanë më shumë për të thënë dhe kanë mendime mbi situatën tragjike të një familjeje”, shtoi ai.

“99% e të huajve që as nuk e njohin këtë familje. Dhe do të jem i sinqertë, unë ndoshta kam lexuar rreth 10 dhe kjo ishte e mjaftueshme për të ditur se kjo është arsyeja pse unë nuk lexoj komente”.

“Ka njerëz që bëjnë gjykime, bëjnë supozime dhe dërgojnë mesazhe të tmerrshme që dëshirojnë vdekjen tek të huajt që ata me të vërtetë nuk dinë asgjë”, vazhdoi ai.

https://www.instagram.com/p/CFvVcWXgd6F/

“Është vërtet e çmendur, por unë vetëm do të them disa gjëra për këtë. Është vërtetë e trishtueshme që kjo është bota në të cilën jetojmë ku njerëzit u rritën për të menduar se është në rregull të hedhësh urrejtje në përgjithësi, veçanërisht për të bërë deklarata në lidhje me një familje që po merret me një tragjedi që unë shpresoj se është aq e paimagjinueshme sa as ju, as dikush që është afër jush duhet të kalojë ndonjëherë”.

Ai shtoi që, “nuk mund të imagjinoj se si isha ndjerë unë si prind, nëse fëmija im do sillej në këtë mënyrë”.

Deklaratat e ish-burrit të Naya vijnë pasi motra e aktores u zhvendos në apartamentin e tij për të jetuar së bashku, në ndihmë të nipit të saj. /Telegrafi/

Ryan Dorsey dhe Naya Rivera (Foto: Film Magic)

Në trend Magazina

Më shumë
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla

Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla

Magazina
Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Produksioni ia ndërroi biletën e fatit Xhenetës për t’u kthyer prapë pas eliminimit?

Magazina
Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas

Eliminimi i Xhenetës thotë se ka qenë i manipuluar, Drenusha e ndërpret Edin - nuk e lë të flas

Magazina
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Magazina

"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin

Magazina
Albin Kurti publikon video duke kënduar

Albin Kurti publikon video duke kënduar "Mora fjalë" me Shkurte Fejzën

Magazina
Kalo në kategori