Big Brother padyshim është një reality show në të cilin marrin pjesë persona nga shtresa të ndryshme shoqërore, ekonomike, me histori personale duke filluar nga më të pazakonta deri tek ato normale, që përfaqësojnë një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare.
Gjithsecili prej tyre përpiqet që me lojën e tij të përcjellë një mesazh tek publiku apo të tregojë historinë e jetës së tij, e cila do të frymëzojë edhe shumë individë të tjerë.
Në 9 vite BB ka patur histori të ndryshme por na lejoni t’ju kujtojmë 4 prej tyre, më të fortat, më të dhimbshmet që kanë arritur të na tregojnë se njeriu mund të përballojë gjithçka, madje të luftojë fort për jetën.
Maria
Gjatë ekperiencës së saj në Big Brother 8 zgjodhi që historinë e saj ta rrëfente shumë javë pas hyrjes në shtëpi. Çdo herë që në shtëpi bëhej buxheti ajo porosiste panxhar, sepse e kishte të nevojshëm për shëndetin dhe kujdesej që banorët të mos dyshonin për këtë fakt. Maria vuante nga leuçemia kronike. Ka qenë një histori shumë e trishtë e cila vulosi përnjëherë jetën e saj. Ish-banorja ishte e lidhur me një djalë i cili merrej me trafik lëndësh narkotike në Greqi dhe kjo lidhje erdhi një moment që e vendosi përpara një zgjedhje shumë të vështirë. Të zgjidhte që të firmoste dhe të burgoste atë që donte e të ishte e lirë dhe e pasur, ose të mos firmoste dhe ta vuante dënimin në burg bashkë me të. Ajo vendosi të mos pranonte asnjë lloj gjëje dhe e vuajti këtë dënim për 18 muaj. Maria ka treguar mes lotëve se në burg ka abortuar fëmijën e saj dhe se është sëmurur rëndë me leucemi.
Eldora
Besojmë se shumë prej jush e mbajnë mend historinë e Eldorës së Big Brother 6. Fati i saj ishte paracaktur që në vitin e parë të jetës. Kur ishte 9 muajshe, Eldora u diagnostikua me talasemi, sëmundje e cila kërkon transfuzion të shpeshtë gjaku për të jetuar. Për vite me rradhë vajzës nga Berati i është dashur të jetojë me këtë sëmundje që ajo nuk deshi fillimisht ta ndante me banorët e shtëpisë së Big Brother. Eldora merrte gjak fshehtas në dhomën e rrëfimit, derisa një ditë vendosi të tregonte historinë e saj. Sot ajo ka krijuar familjen e saj madje ka provuar emocionin e madh atë të të bërit nënë.
Violeta
Konkurrentja e Big Brother 7 nuk e tregoi sfidën e saj me sëmundjen vdekjeprurëse gjatë eksperiencës në shtëpi, por e tregoi atë pasi doli nga loja. Ajo konsumonte ilaçe gjatë gjithë kohës ç’ka çoi në lindjen e dyshimeve nga banorët por edhe publiku.
“Ilaçet nuk kanë lidhje me sëmundjen time. Kam marrë disa ilaçe qetësuese kur më ka ngordhur qeni dhe vetëm aq. Më pas jam vizituar në Itali dhe doktoresha më ka thënë “më vjen keq ke kancer”. Kjo ka ndodhur 2-3 vite më parë. Normalisht unë u stresova dhe në Shqipëri bëra disa analiza të tjera. Ajo që kishte parë doktoresha në Itali ishte shenja e parë”- ka rrëfyer atëherë banorja. Viola nuk ka ngurruar që të përcjellë mesazhe pozitive duke u shprehur se të gjithë duhet ta shijojmë çdo minutë të jetës sepse të nesërmes nuk i dihet asnjëherë.
Ejona
Në fund le të kthehemi tek Ejona, banorja e Big brother 9 e cila u eleminua disa javë më parë. Për shkak të sëmundjeve të rënda ajo humbi njëri pas tjetrit prindërit në moshën 3 dhe 8-vjeçare. Halla e saj i qëndroi pranë duke i dhuruar dashurinë e nënës dhe babait. Në moshën 14-vjeçare ajo është diagnostikuar me kancer dhe pas shumë kimioterapive arriti të mposhtë sëmundjen e rëndë. Sot ajo është shtëpiake, nënë e një djali për të cilin kujdeset çdo ditë edhe pse kushtet ekonomike i ka shumë të vështira./Blitz.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i “Etna Group”, ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
“Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur”, vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë