LAJMI I FUNDIT:

Ish-anëtari i administratës së Trumpit qëllohet me armë, po priste gruan në veturë kur sulmuesi tentoi t’ia vjedhë mjetin

Ish-anëtari i administratës së Trumpit qëllohet me armë, po priste gruan në veturë kur sulmuesi tentoi t’ia vjedhë mjetin

Anëtari i administratës së ish-presidentit amerikan Donald Trump, është në gjendje kritike pasi është qëlluar me armë në Washington D.C gjatë një tentim vjedhje të veturës së tij, ka njoftuar familja e tij.

Fox News raporton se Mike Gill është sulmuar të hënën rreth orës 17:45, transmeton Telegrafi.


Sulmuesi ishte futur në veturën e Gill, duke e qëlluar dhe larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga policia kanë bërë të ditur se tentim vjedhja e veturës së Gill, ishte një ndër shumë rastet dhe incidentet e ngjashme që kishin ndodhur të njëjtën natë në kryeqytetin amerikan.

Gill ishte viktima e parë e një sulmi të tillë, ka bërë të ditur Erica Richardson, zëdhënësja e familjes Gill. Ajo për Daily Beast ka konfirmuar se Gill gjendet në spital.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në D.C, ka njoftuar se ai mbetet në gjendje kritike pas sulmit me armë.

Në raportin e policisë përmendet se ai ka pësuar lëndime “të rrezikshme për jetën”, duke mos zbuluar identitetin e viktimës.

Nga viti 2016 deri në vitin 2019, Gill ishte shef i stafit të J. Christopher Giancarlo, në atë kohë kryetar i Komisionit të Tregtisë së Mallrave të SHBA-së.

Gill u sulmuar në veturën e tij derisa po priste gruan para vendit të saj të punës.

Dëshmitarja Yolanda Douglas ka thënë për Washington Post se ka parë viktimën e shtrirë në tokë i mbuluar në gjak, me njërën këmbë që i qëndronte e varur akoma brenda veturës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori