Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, ka folur për kontaktet që shteti i Kosovës i ka pasur ndër vite me Selinë e Shenjtë, gjegjësisht Vatikanin.
Ai tha se kontakti i Kosovës me Selinë e Shenjtë ka nisur që nga periudha kur ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka vizituar dy herë Vatikanin dhe sipas tij, kontaktet kanë vazhduar edhe pas shpalljes së pavarësisë.
“Janë relacione, siç i quajnë diplomatët e Vatikanit, relacione paradiplomatike. Më 17 shkurt të vitit 2008, zëdhënësi i Papës, Ati Lombardi del me qëndrim ku thotë se Kosova është realitet i ri i cili duhet të kultivohet dhe pret një dialog të vazhdueshëm mes Kosovës dhe Serbisë deri në pajtim të përhershëm”.
“Kjo është njohje implicite nga ana e Vatikanit të pavarësisë së Kosovës. S’ka vendosje të marrëdhënieve diplomatike dhe s’ka ende komunikim protokollar, por janë komunikime para-diplomatike”.
“Në lidhje me njohjen, që në fillim të shtetësisë së Kosovës kur Kosova ka bërë komunikimet e para jozyrtare me Sekretarinë e Shtetit që në atë kohë i thotë Kosovës se Vatikani njeh vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së dhe njohja e Kosovës nga Vatikani mund të shkaktojë çarje në mes Selisë së Shenjtë dhe Patrikanës në Moskë, gjegjësisht Patrikanës në Beograd”, tha Prenkaj në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se me ardhjen e Papa Françeskut, qëndrimi i Vatikanit ka ndryshuar, pasi vet ai para medieve ka njoftuar se do t’i vizitojë edhe vendet e vogla, përfshirë Kosovën,
Prenkaj tha se mosardhja e tij ka ndodhur për shkaqe shëndetësore dhe shkaqe të tjera, teksa tregoi edhe miratimet që duhet të jenë që një Papë ta vizitojë një vend.
“Për ardhjen e një Pape në një shtet, duhet të jenë tri miratime, i pari është miratimi i shtetit, duhet të jetë miratimi i përfaqësuesve të religjionit kryesor më ta madh, që në këtë rast, BIK-u s’ka pasur asnjë problem për vizitën e Papës”, tha Prenkaj.
Papa Françesku vdiq pesë ditë më parë, ndërsa sot Vatikani ka njoftuar sot se Papa është varrosur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Kosovë – policia njofton për masa të sigurisë dhe kufizime të trafikut

Rigjykimi për Spitalin modular në Tetovë, sot thuhen fjalët përfundimtare

Theren me thikë tre persona gjatë një përleshje në Podujevë – arrestohet një i dyshuar

Shpërndarja e mandateve në Parlamentin e Shqipërisë - ja nga sa deputet mund të marrin partitë

“Çfarë agimi ky sot” – vjen reagimi i parë i Ramës pas rezultateve të deritanishme

Numërimi i votave, PS kryeson deri më tani me mbi 52 për qind

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Tragjedi në Prizren: 24-vjeçari vdes në rrethana të dyshimta pasi dy të rinj ia shitën një pistolet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë