LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Raporti i Dick Martyt ishte i tmerrshëm, Qeveria e Kosovës gaboi që nuk e tha këtë

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Raporti i Dick Martyt ishte i tmerrshëm, Qeveria e Kosovës gaboi që nuk e tha këtë

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka dhënë mendimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale ku po akuzohen ish-krerët e UÇK-së për “krime kundër njerëzimit”.

Bosch fillimisht ka komentuar mënyrën se si askush nuk guxoi të dal kundër raportit të Dick Martyt, sepse kjo kishte ndodhur një herë ndaj një raporti të tij për qendrat e paraburgimit në ShBA dhe raporti kishte dal i vërtetë, kështu që të gjithë hezituan kur erdhi raporti për Kosovën.


“Më lejoni të them se çka mendoj për këtë Gjykatën Speciale. Në 2010 z.Marty doli me një raport, për Kuvendin parlamentar të Këshillit të Evropës. Ai kishte një reputacion, sepse më herët kishte pasur një raport për qendrat e paraburgimit në SHBA, të gjithë mendonin se ishin gjëra të kota, por dolën të vërteta dhe kishte një reputacion të mirë. Kur doli me këtë raport askush nuk guxoi të thoshte se kjo ndoshta nuk ishte e vërtet, sepse kishin thënë më herët, por tani nuk mundeshin. Shumë njerëz e besuan këtë raport, ishte i tmerrshëm, sepse pjesa kryesore e këtij raporti kishte të bënte me trafikim organesh dhe po të kishte qenë e vërtet do të ishte e tmerrshme. Atëherë njerëzit thanë se kjo çështje duhet hetuar”, ka thënë ai, për Kanal10.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, ka kritikuar edhe Qeverinë për qëndrimin e saj ndaj këtij raporti, duke thënë se ajo gaboi atëherë sepse nuk bëri vetë hetimet.

“Atëherë mendoj se Qeveria e Kosovës gaboi se do duhej të kishte thënë se ky është raport i tmerrshëm, nuk është i vërtetë dhe ne vetë do duhej t’i bënim këto hetime. UNMIK-u kishte hetuar dhe kishte dal se nuk kishte asgjë. Prokurori kryesor kishte qenë Johanes. Ai më tha mua se s’kishte asgjë të vërtet për të hetuar. Atëherë Qeveria do duhej të kishte kërkuar Johanes që të hetonte edhe një herë”.

“Në 2015 vendosen të themelojnë këtë Gjykatë Speciale por, njëkohësisht edhe z.Williamson ishte duke hetuar gjitha këto akuza për të parë se a kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar trafikim organesh, por çfarë doli ishte se nuk kishte trafikim organesh, që ishte arsyeja kryesore se përse u bë kjo gjykatë.”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori