LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie: Serbia aktualisht është e humbur për Evropën

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie: Serbia aktualisht është e humbur për Evropën

Serbia ka humbur perspektivën evropiane dhe Beogradi nuk po ndjek rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

Kështu ka pohuar ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka reaguar pas veprimeve të fundit të Serbisë për mos ndjekur politikat e Jashtme të BE-së.


“Perspektivë interesante: “Serbia është e humbur për Perëndimin tani për tani. Beogradi nuk po ndjek me të vërtetë anëtarësimin në BE, të cilin Vuçiq e konsideron si shumë të largët për të kompensuar fuqinë që do t’i duhet të heqë dorë për të përmbushur kërkesat e tij”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai me këtë rast ka shpërndarë edhe një analizë të Daniel Serwer të bërë në Këshillin e Atlantikut.

Analisti amerikan ka pohuar se Serbia ka lëvizur përfundimisht në drejtimin rus, edhe gjatë luftës në Ukrainë. Vetëm për të cituar ngjarjet e javës së kaluar, Serbia refuzoi përsëri të rreshtohej me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, lidershipi i saj denoncoi liderët shqiptarë dhe serbët e Kosovës të gatshëm të merrnin pjesë në qeverinë e saj në terma raciste gjersa miqtë e Beogradit shkatërruan një zyrë përgjegjëse për mbajtjen e zgjedhjeve komunale në pjesës me shumicë serbe të Kosovës”, ka pohuar ai.

Serwer më tutje kishte pohuar se “tani është skenë e një përplasjeje të rrezikshme midis aleatëve gangsterë të Serbisë dhe forcave speciale të policisë së Kosovës. Presidenti Vuçiq ka kërkuar që trupat serbe të kthehen në Kosovë. Kjo do të shkaktonte dhunë serioze. Miqtë e Vuçiqit në Moskë janë të kënaqur”.

Ndryshe, zyrtarët ndërkombëtarë po kritikojnë serbët për vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe po kërkojnë që të hiqen pa kushtëzime. /Telegrafi/