E plotësuar- Është duke vazhduar ende takimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi i cili ka nisur në orën 15:00, është duke vazhduar për gati dy orë, ndërkohë nga dy partitë para takimit ka pasur pritje se në tavolinën e negociatave do të propozohen oferta konkrete për një marrëveshje të mundshme koalicioni.


Lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja me LDK-në është shumë afër. /Telegrafi/

----

Kurti e Mustafa në Kuvend, nis takimi E plotësuar- Pak minuta më parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka arritur edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tashmë takimi i Kurtit me Mustafën ka filluar, ndërkaq pritet të shihet se a do të arrijnë të bien dakord për nënshkrimin e marrëveshjes.

Kurti para arritjes në Kuvend deklaroi se marrëveshja me LDK-në është shumë afër. /Telegrafi/

-----

Isa Mustafa arrin në Kuvend, pritet fillimi i takimit me Kurtin

Brenda pak minutash pritet të nis takimi i radhës i të dy liderëve atij të LVV-së, Albin Kurti dhe LDK-së, Isa Mustafa, për një përpjekje të radhës për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ky është takimi i dytë i cili po mbahet që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të së martës, i cili zgjati tri orë por pa rezultate.

Pak minuta më parë janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me nënkryetarët Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Ndryshe LVV-ja sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku ka marrë vendim që ditëve në vijim do t’ia dërgoj me shkrim presidentit Hashim Thaçi emrin e kandidatit për formimin e Qeverisë. /Telegrafi/

81477485 577311156451608 8946146870153969664 n

81816446 524191418304981 5766446254368227328 n 1