Irpin, një qytet që u shkatërrua plotësisht nga ushtria ruse gjatë agresionit në Ukrainë, u bë një shembull i rezistencës ukrainase dhe disfatës ruse.
Trupat e presidentit rus, Vladimir Putin nuk kanë arritur ta nënshtrojnë atë. Nëse do ta bënin, Kievi do të ishte objektivi i tyre i ardhshëm.
Gazetarët e BBC-së arritën në këtë qytet pas largimit të trupave ruse. Dukej sikur nuk kishte njeri në qytet përveç tyre. Ata i shoqëroi policia ukrainase drejt qendrës së qytetit.
Aty hasën rrënoja të ndërtesave si dhe shkatërrime të tjera në infrastrukturë, transmeton Telegrafi.
Atyre u thanë se ekziston mundësia që forcat ruse të jenë të pranishme në periferi të pyjeve, megjithëse kryetari i qytetit, Alexander Markushin këmbëngul se qyteti është plotësisht nën kontrollin e Ukrainës.
Trupat ukrainase u treguan me krenari një transportues të blinduar ruse të shkatërruar plotësisht. Një tjetër automjet rus i djegur ndodhej pak hapa më tutje.
Mbetjet e automjeteve ushtarake ruse janë të vetmet që kanë mbetur në qytet. Shumica e 70 mijë njerëzve që jetonin në të u larguan gjatë muajit të kaluar.
Megjithatë, Putin pretendon se zonat civile nuk ishin në shënjestër, por ato të shkatërruara në Irpin e mohojnë këtë. Gazetarët dëshmuan dëme të mëdha në zonat e banuara, duke përfshirë një rrokaqiell të shpuar në mes nga një granatë.
Në tokë, pranë këndit të lojërave të braktisur, ata hasën në një veturë të kuqe të fëmijëve. Kishte edhe vetura me xhama antiplumb dhe shtëpi të djegura me çati të grisura.
Avec @stef_guillemot, nous avons pu pénétrer au cœur d'#Irpin, une banlieue cossue à 10km à peine de #Kiev #Ukraine ! Après 30 jours de guerre, nous avons découvert une ville où la vie a littéralement été anéantie par les bombes russes @infofrance2 @laurentdelahous #France2 pic.twitter.com/xPS6QZUT1K
— Arnaud Comte (@arnaudcomte) April 1, 2022
Kryebashkiaku vlerëson se këtu u vranë midis 200-300 civilë dhe numri përfundimtar i vdekjeve pritet të jetë dukshëm më i lartë.
Por, rusët arritën të pushtonin vetëm 30 për qind të qytetit, sepse rezistenca e ushtarëve ukrainas nuk u shua. “Fitorja” nuk ishte e lehtë dhe shumica e ushtarëve ukrainas ende kanë frikë se trupat ruse mund të kthehen çdo sekondë.
“Po, besoj në të. Ata kanë nevojë për Kievin, sepse Putini do të humbasë nëse nuk e merr kryeqytetin tonë. Pra, ata mund të provojnë përsëri, por ne jemi gati në rast se ata kthehen dhe do t’i mundim”, tha gazetari ukrainas, Sergei Smalchuk.
Nga ana tjetër, Ivan Kolehin, i cili u rekrutua në njësinë e mbrojtjes territoriale, thotë se një përpjekje e re nuk do të ndodhë së shpejti. Para pushtimit, Kolehin punonte në marketing. Ai ende nuk mund ta besojë se i mbijetoi luftimeve.
“Mendova se do të vdisja. Ditën e tretë filluan të na bombardojnë drejtpërdrejt. U ulëm në bodrum dhe tavani filloi të shkërmoqet. Ne ishim shumë të frikësuar”, tha Kolekhin.
Putin’s troops were destroyed, expelled, and/or forced to retreat in town after town in Kyiv region following an incredible effort by Ukrainian forces. Now, as Ukraine reclaims that territory, new images show the devastation caused by Russian occupation. This is Irpin. 🎥 @MVS_UA pic.twitter.com/iKJa8Le2oy
— Christopher Miller (@ChristopherJM) April 1, 2022
Tani ai është i shqetësuar për të ardhmen e qytetit.
“Nuk është ende e sigurt këtu. Rindërtimi ndoshta do të marrë vite, duke marrë parasysh sasinë e dëmit. Përpiqem të mos mendoj për faktin se dikush ndërtoi çdo shtëpi të shkatërruar, ndonjëherë me duart e veta”, shtoi Kolekhin.
Megjithatë, Moska siguron se do të reduktojë në mënyrë drastike sulmet rreth kryeqytetit dhe do të fokusohet në rajonin lindor të Donbasit.
Por me kalimin e kohës, forcat ruse mund të rigrupohen dhe të lëvizin drejt Kievit. Nëse e bëjnë këtë, ky qytet do të jetë përsëri në rrugën e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t’i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Shkaku i sanksioneve amerikane, shumica e aeroplanëve rus Airbus janë jashtë funksionit
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare – Netanyahu do të arrestohet
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje