Supermodelja, Irina Shayk, tërhoqi vëmendjen gjatë Javës së Modës në Milano, ku u shfaq me një fustan elegant me printe lulesh dhe çizme të gjata.

Me flokët e stiluar pas shpatullave dhe syze dielli të errëta, 39-vjeçarja spikati me hijeshinë dhe praninë e saj në pasarelën e Tod’s.


Irina, e njohur si modelja e parë ruse në kopertinën e Sports Illustrated Swimsuit Issue (2011), ka qenë një figurë qendrore në modë, duke sfiluar për marka prestigjioze në New York, Paris dhe Milano, shkruan DailyMail.

95705403 14448817 image m 9 1740779026608

Këtë vit, ajo ka qenë pjesë e shfaqjeve të Blumarine dhe Tory Burch, duke dëshmuar sërish statusin e saj si një nga modelet më të kërkuara.

Përveç suksesit në karrierë, jeta personale e Irinës ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes.

95705405 14448817 image m 10 1740779039556

Ajo ka pasur marrëdhënie me yje si Cristiano Ronaldo, Kanye West dhe Tom Brady, ndërsa lidhja e saj më e gjatë ishte me aktorin Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë, Lea.

Pas ndarjes në 2019, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer si bashkëprindër, duke u përkushtuar që vajza e tyre të ketë një rritje sa më normale.

95705413 14448817 image a 4 1740778387229

Ndërkohë, Bradley Cooper është në një lidhje me Gigi Hadid që nga viti 2023, por pavarësisht jetës së tij të ekspozuar, ai ka pranuar se është e vështirë të ruash privatësinë në një epokë të mbikëqyrjes mediatike.

Irina vazhdon të mbetet një ikonë mode dhe një figurë e fuqishme në industrinë e modës, duke dëshmuar se karizma dhe eleganca e saj janë të pakrahasueshme. /Telegrafi/

95705457 14448817 image m 12 1740779074412