Ylli i pasarelave, Irina Shayk zbuloi se i thanë që ishte 'shumë seksi' për të qenë modele në fillimet e karrierës.

Modelja ruse e filloi karrierën e saj në faqet e revistës "Sports Illustrated" dhe vazhdoi me fushata për markat e famshme, duke përfshirë Guess dhe Victoria's Secret, përpara se të bënte kalimin në pistat e ecjes së modës së lartë për Chanel, Givenchy dhe Versace.


Por Irina, 37-vjeçare, tani ka zbuluar se fillimisht i ishte thënë se nuk do të arrinte kurrë në botën e modelingut, sepse ajo nuk ishte 'e dobët' dhe ishte 'shumë seksi'.

70101419 12000271 Ouch Irina Shayk was told she was too sexy to be a model The cat m 106 1682098058022

"Asnjëherë nuk më kanë interesuar mendimet e njerëzve, madje edhe në fillim të karrierës sime të modelingut, kur ata ishin si: "O Zot, ajo nuk duket vërtet si modele. Ajo nuk është e dobët, ajo është shumë seksi, nuk do të bëhet kurrë modele”, tha modelja për revistën "Harper's Bazaar".

Megjithatë, Irina - e cila gjithashtu foli për papërsosmëritë e saj - ishte e bindur se nuk do të humbiste peshë vetëm për të gjetur një punë.

"Unë kam thënë gjithmonë se nuk do ta bëj këtë. Nuk do të humbas 10 kilogramë", tha ajo.

“Nuk e di, ndoshta sepse jam Bricjap. Nëna ime gjithmonë thoshte: "ti je kaq kokëfortë". Dhe kjo ëhtë pjesë e personalitetit tim", shtoi Shayk.

70101411 12000271 image a 103 1682097714229

Irina - e cila ka një vajzë të quajtur Lea me aktorin Bradley Cooper - vazhdoi të këmbëngulte se ajo ende nuk i intereson opinionet e njerëzve të tjerë. Kjo për shkak se ajo është shumë e zënë për t'u shqetësuar për këtë.

"Jam shumë e zënë. Ne nuk kemi dado, kështu që mes përpjekjes për të drejtuar karrierën time, për të gatuar, për të pastruar, për të veshur vajzën time, për ta sjellë në shkollë dhe për të bërë të gjitha gjërat si nënë, nuk kam kohë për mendimet e njerëzve", u shpreh modelja.

"Për çfarë arsyeje do të klikoja dhe të lexoja 2000 komente?Unë nuk mbështetem në to. Unë kam miqtë e mi, familjen time. Ata më duan dhe unë e di se kush jam, nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit në të vërtetë për mua", tha tutje ajo.

Modelja i jep meritat gjyshes së saj të dashur që i dha asaj besimin për të qenë vetvetja.

70101535 12000271 image a 104 1682097898119

“Gjithmonë e kam admiruar gjyshen time. Ajo ishte ikona ime në thelb në gjithçka. Ajo gjithmonë kishte fjalë të mira për mua. Kjo është bukuria e vërtetë”, shpjegoi ajo.

Shayk foli edhe për atë se se si amësia ia ndryshoi pikëpamjen e saj për jetën.

“Amësia më ndriçoi padyshim, ti je nënë, je e zënë, por ke ende kohë për veten dhe nuk ke pse të ndryshosh kush je”, thotë ajo.

"Ndonjëherë zgjohem dhe ndihem bukur dhe mendoj, "Oh, a duhet t'i publikoj këto foto në mediat sociale?" Një zë më thotë: 'por njerëzit do të thonë ti je nënë', dhe i them vetes ti je nënë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të dalësh jashtë me një mini-fund apo të bësh një foto seksi”, përfundoi modelja.

Ndryshe, Shayk së fundmi mori vëmendje edhe teksa ishte e pranishme në festivalin Coachella në shoqëri të aktorit Leonardo DiCaprio. /Telegrafi/