LAJMI I FUNDIT:

Irani do të thyejë nivelin e rezervave të uraniumit brenda 10 ditëve

Irani do të thyejë nivelin e rezervave të uraniumit brenda 10 ditëve

Irani do të thyejë nivelin e rezervave të uraniumit brenda 10 ditëve të ardhshme, të cilat janë të caktuara sipas marrëveshjes bërthamore të Teheranit me fuqitë botërore, tha zëdhënësi i Agjencisë iraniane të Energjisë Atomike Behrouz Kamalvand.

Ai paralajmëroi se Irani ka nevojë për uranium të pasuruar deri në 20 për qind, gjë që është vetëm një hap nga niveli i prodhimit të armëve bërthamore.

Kamalvand tha se Irani ka katërfishuar tashmë prodhimin e uraniumit të pasuruar,  duke shtuar se Teherani do të rrisë nivelet e pasurimit të uraniumit “sipas nevojave të tij”.

Kjo rritje mund të jetë deri në çdo nivel mbi kufirin e 3.67 për qind, të vendosur në marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha – SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca, Gjermania, dhe Bashkimit Evropian.

Njoftimi i sotëm sinjalizon vendosmërinë e Iranit për të mos përmbushur marrëveshjen historike nga 2015, nga e cila SHBA-ja u tërhoq vitin e kaluar dhe ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Teheranit, të cilat rezultuan në një përkeqësim të shpejtë në ekonominë iraniane. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori