LAJMI I FUNDIT:

Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie

Zyrtarët iranian kanë folur për sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie në New York, duke mohuar kategorikisht përfshirjen e Teheranit në këtë aktivitet.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme i Iranit, Nasser Kanaani, i është drejtuar mediave në një konferencë që është organizuar në kryeqytetit iranian, nga ku porositi se Irani nuk është përfshirë në sulmin ndaj gazetarit, transmeton Telegrafi.


“Mohojmë kategorikisht përfshirjen në çfarëdo forme në sulmin ndaj Rushdie. Askush nuk ka të drejtë të akuzojë Iranin për këtë rast”, shtoi zëdhënësi.

Djali i Salman Rushdie, Zafar: Babai ka pësuar lëndime që i kanë ndryshuar jetën
Lexo po ashtu Djali i Salman Rushdie, Zafar: Babai ka pësuar lëndime që i kanë ndryshuar jetën

Edhe pse lideri iranian Ayatollah Homeini qysh në vitet e 80-ta pati bërë thirrje për vrasjen e Rushdie, zyrtarët iranian kanë theksuar se për këtë sulm nuk duhet fajësuar askush përveç Salman Rushdie.

“Në këtë sulm konsiderojmë fajtor vetëm Salman Rushdie dhe mbështetësit e tij. Duke ofenduar më të shenjtën e islamit dhe duke kaluar vijat e kuqe për më shumë se një miliard myslimanë, Salman Rushdie, vendosi të shkaktoj zemërim”, shtoi Kaanani.

Pasi që ishte bërë publik lajmi për sulmin ndaj shkrimtarit me prejardhje indiane, mediat iraniane e transmetuan lajmin duke cituar Ayatollah Homeini.

“Citohet fjalia ku thotë se thirrja është bërë dhe nuk do të ndalet derisa të përfundojë misioni”, raportuan mediat iraniane. /Telegrafi/