Turqia është e gatshme të punojë me Irakun, për të zgjeruar ndihmën e saj ushtarake, ka thënë të enjten kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.

Ai i ka bërë këto komente në Ankara, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin irakian, Haider al-Abadi.


Ky i fundit ka thënë se dy palët kanë biseduar për tregtinë, shkëmbimin e inteligjencës dhe dërgimin e armëve për forcat qe luftojnë militantët e Shtetit Islamik, transmeton Rel.

Turqia ka nisur trajnimin e forcave kurde Peshmerga muajin e kaluar.

Ajo po ashtu ka lejuar 150 luftëtarë Peshmerga të hyjnë në Siri nga territori i saj. Megjithatë, Ankaraja nuk i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po kryen sulme ajrore kundër militantëve në Siri dhe Irak. /Telegrafi/