LAJMI I FUNDIT:

IQ to Link në Maqedoni, mundësi për vende të reja pune (Video)

IQ to Link në Maqedoni, mundësi për vende të reja pune (Video)

Të mërkurën, me 29 nëntor, prej orës 09:00, IQ to Link vjen në qytetin e Shkupit, për të filluar rekrutimin e agjentëve për pikën e parë në Maqedoni.

Nëse ju e flisni mirë gjuhën gjermane, atëherë rezervoni vendin tuaj duke klikuar KËTU


Drejtorët menaxhues të kompanisë Jens Reichenbach dhe Joachim Hofsähs do të jetë prezentë bashkë me menaxhmentin e lartë për të treguar kulturën e punës dhe mundësitë profesionale që ofron IQ to Link.

•Pagesë e lartë
•Trajnime profesionale.
•Kulturë gjermane e punës.
•Orar fleksibil.
•Mundësi për avancim në karrierë.

Qëllimi i Jens Reichenbach është që të rinjtë gjermanfolës, të kenë mundësi të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre, e jo të largohen për punë jashtë shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë ata mund të kontribuojnë në mirëqeninen e vendit të tyre.

Për momentin IQ to Link operon në 3 pika në Kosovë me më shumë se 600 punëtorë.

Shërbimi kryesor që ofrohet është  Customer Help Center. IQ to Link ka marrëveshje të ngushta bashkëpunimi me klientë të mëdhenj si DHL, Strato, Extra Energy etj.

”Përmes telefonit ju do t’i ndihmoni atyre rreth shërbimeve dhe kërkesave të ndryshme. Pas punësimit në IQ to Link, ju do të bëheni pjesë e njërit nga projektet tona. Në fillim do të kaloni përmes një trajnimi 1 mujor, gjatë të cilit do të paguheni me rrogë të rregullt” thuhet në njoftimin e IQ to Link.

Në trajnim do të njoftoheni me frymën dhe kulturën e kompanisë dhe do të përgatiteni për detyrat dhe punën tuaj, duke filluar nga shërbimet që i ofrojmë, platformat që përdoren dhe ofertat e ndryshme. Pas trajnimit 1 mujor, ju do të jeni plotësisht të gatshëm për të punuar në IQ to Link, dhe për të pranuar thirrjet që vijnë kryesisht nga Gjermnia. Të gjitha thirrjet janë nga klientë që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ne jemi të fokusuar vetëm në ofrimin e mbështetjes për klientët tanë, e veçanta është se ju nuk do të bëni thirrje, shitje apo promocione të zakonshme” thuhet gjithashtu në njoftimin drejtuar punëtorëve të ardhshëm nga Maqedonia.

„IQ to Link“, vepron në bazë të rregullave dhe direktivave evropiane për sigurinë e të dhënave dhe është e përkushtuar të vazhdojë rritjen e saj vetëm brenda hapësirës ligjore, për shërbime kualitativ ndaj klientëve.

Në faqen zyrtare të kompanisë, mund të përcjellni disa nga tregimet e agjentëve, të cilët flasin për përvojën e tyre në kompani dhe për mundësite që u janë ofruar.

Për më shumë detale, kliko linkun e eventit KËTU