LAJMI I FUNDIT:

IPKO zbret çmimet e shumë telefonave të mençur në dyqanet e saj

IPKO zbret çmimet e shumë telefonave të mençur në dyqanet e saj

Rrjeti më i shpejtë i internetit në mobil 3G dhe 4G në Kosovë tani ka zbritur çmimet e shumë modeleve të telefonave të rinj, të cilët e mbështesin këtë teknologji dhe kanë shumë specifika tjera të avancuar.

Duke e parë kërkesën e jashtëzakonshme për internetin e shpejtë në mobil, telefonia mobile IPKO e cila ofron mbi 20 modele te markave të ndryshme të telefonave mobil, tani ka zbritur edhe çmimet e pajisjeve, për t’ua mundësuar sa më shumë prej përdoruesve të saj ta provojnë shpejtësinë e rrjetit 4G dhe 3G me telefonat e rinj dhe të shpejtë.


Edhepse zbritja në keto modele shkon deri në 20 përqind, këto janë disa nga modelet e reja të telefonave në treg. Samsung A3 dhe A5 2017 janë lansuar në treg gjatë muajit shkurt të këtij viti dhe kanë specifika të telefonave premium.

Njërin prej modeleve më të kërkuara të telefonave në treg, Samsung A3 (2017), tani në dyqanet e IPKO-së mund ta blini për 70 euro më lirë, përkatësisht për 279.95 euro, ndërsa çmimi i vjetër i këtij modeli ishte 349.95 euro.

Një zbritje të ngjashme e ka marrë edhe Samsung A5 2017, i cili poashtu e përbën dyshen e modeleve më të kërkuara të telefonave të bazuar në Android, si në tregun kosovar, por edhe atë të jashtëm. Samsung i ri A5 sjell specifika tejet të avancuara për çmimin e ri prej 389.95 eurosh, ndërsa më herët i njëjti model kushtonte 440 euro. Një veçanti e këtij modeli është kamera e përparme për selfie e cila është 16MP, po aq sa kamera kryesore e telefonit.

Në mesin e modeleve tjera që IPKO i ofron me çmim të zbritur janë edhe Samsung J7 2016 dhe Samsung A5 2016. Të dy modelet e telefonave Samsung ofrohen për çmim më të lirë prej 40 eurosh, për dallim nga çmimi i vjetër. Samsung J7 2016 tani mund të blihet në gjitha dyqanet e IPKO-së për 219.95 euro, nga 259.95 sa ishte me çmim të vjetër. Njësoj edhe Samsung A5 2016 tani kushton 40 euro më lirë, përkatësisht 289.95 euro nga 329.95 sa ishte më herët.

Për më shumë, IPKO tani ofron edhe modele të tjera të telefonave me zbritje, duke përfshirë edhe modelet e reja të Alcatel, dhe modele të tjera që vijnë me çmim shumë të përballueshëm dhe garancion në blerje. Për më shumë detaje lidhur me gjitha modelet e telefonave që ofron IPKO në dyqanet e saj por edhe online, vizitoni https://www.ipko.com/ipko-e-shop/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Kalo në kategori