Kompania e Telekomunikimit IPKO, si kompani me fokus të veçantë në mirëqenien dhe shërbimin ndaj klientit, vazhdon të zgjeroj rrjetin e saj të dyqaneve duke hapur pikën e re të shitjes në qytetin e Lipjanit, për të qenë sa më pranë klientëve.
IPKO është prezentë në qytetin e Lipjanit me produktet dhe shërbimet e saj që nga fillimi i operimit në tregun kosovar, por tani do të jetë prezent edhe me dyqan fizik për një qasje më të lehtë të klientëve.
Sikurse në çdo dyqan të saj ekzistues, dyqani në Lipjan do të ofrojë shërbime premium, produktet dhe pajisjet më të reja të telefonisë mobile në vend, si dhe kujdesin më të mirë ndaj konsumatorëve.
“Përgjatë 20 vitesh operimi në këtë treg, IPKO ka arritur të jetë prezentë anembanë Kosovës dhe pothuajse në të gjitha familjet kosovare. Jemi shumë të kënaqur që tani do të jemi më afër qytetarëve të Lipjanit, me shumicën e të cilëve kemi bashkëpunim që nga fillimet tona, dhe që tani do të kemi mundësinë t’ju ofrojmë shërbime edhe më nga afër! Synimi ynë është të jemi prezent në të gjitha zonat urbane dhe rurale të vendit, në mënyrë që të jemi sa më afër konsumatorit dhe ta bëjmë sa më të lehtë qasjen e tyre në produktet dhe shërbimet tona”, – ka thënë z. Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO, në ceremoninë e hapjes së dyqanit.
IPKO është e njohur për inovacion, internetin me të shpejtë dhe më stabil në vend, shtrirjen më të gjerë të rrjetit të telefonisë mobile dhe rrjetit të 4G, ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin superior ndaj konsumatorëve.
Si investitori më i madh i huaj në vend, IPKO tani ka 25 dyqane në tërë Kosovën, mbi 250 pika të shitjes përmes distributorëve ekskluziv dhe mbi 3000 pika të shitjes me distributor jo ekskluziv.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri