Si asnjëherë më parë Superliga e Kosovë është interesante, pasi tri klube luftojnë për titull, ndërsa pesë të tjera për t’i ikur barazhit.

Kur futemi në tre xhirot e fundit Feronikeli, Llapi dhe Prishtina do të luftojnë deri në fund për titull kampioni.


Drenicasit janë lider me 71 pikë, ndërsa Llapi dhe Prishtina kanë nga 69 pikë.

52495969 976413762550364 5782405167429189632 n

Ajo çfarë është e veçantë dhe e bën edhe më interesant garën, janë takimet e ndërsjellat që këto klube do t’i zhvillojnë deri në fund.

Prishtina në këtë javë 31-ta, e pret Llapin, ndeshje që mund të vendos shumë gjëra.

59754959 10157896320013538 4828232565775138816 o

Feronikeli do të jetë nikoqirë i Dritës.

Pas një jave (32) Llapi do të jetë nikoqirë i Feronikelit, ndërsa Prishtina e pret Trepçën ‘89.

56924831 10157084554107243 8318669113329188864 o

Java e fundit do ta sjell ndeshjen Feronikeli – Prishtina, ndërsa Llapi luan me Flamurtarin.

Mund të ndodh që java e fundit ta vendos titullin.

Screenshot 6 1

Mbijetesa

Sa i përket mbijetesës, tashmë dihet që tashëm zyrtarisht janë larguar Liria dhe KEK-u.

Por për dy vendet që dërgojnë në barazh, po zhvillohet një luftë e madhe.

Drenica pas shumë humbjesh radhazi tashmë rrezikon seriozisht, ku këtë javë luan si mysafirë i Flamurtarit.

40023161 763135187363244 9125471607416946688 o

Pas kësaj e pret Ballkanin, ndërsa në fund udhëton te Liria.

Në anën tjetër Flamurtari ka ndeshje me Drenicën brenda, Dritën jashtë dhe në fund me Llapin në shtëpi.

Ferizaj që ka bërë hapa të mëdhenj për mbijetesë do të luajë me Trepçën ’89 dhe KEK-un jashtë shtëpisë, ndërsa në fund do ta pres Gjilanin.

Flamurtari

Ballkani e pret Gjilanin, udhëton te Drenica dhe e pret Dritën.

Të fundit që po luftojnë për tu larguar nga pozitat e barazhit janë Gjilani, që ka orar të vështirë, pasi udhëton te Ballkani, e pret Lirinë dhe i shkon në fund Ferizajt.

52130025 2264490317122007 6458466804032339968 o

Këto tri xhiro pritet të sjellin ndeshje të zjarrta në futbollin kosovar, gjë që nuk kishte ndodhur në të shkuarën. /Telegrafi/  

Screenshot 3 5

Screenshot 4 4

Screenshot 5 2

telegrafi sport app