LAJMI I FUNDIT:

IPKO Stacionet Agrologjike – vjeljet, spërkatjet dhe higjiena fushore

IPKO Stacionet Agrologjike – vjeljet, spërkatjet dhe higjiena fushore

Ditët me diell do t’i shtojnë aktivitetet në fushë, ndërsa punët në pemishtet bujqësore do të bëhen më intensive gjatë ditëve në vijim, duke filluar nga vjeljet e kulturave si molla, dardha, ftoi, si dhe aktivitete te tjera.

Kjo javë solli mot me shi, gjë që ndikon direkt në shpëlarjen e preparateve kimike nga bimët, dhe spërkatjet pothuajse u bënë të pamundshme.

IPKO – Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim, kanë regjistruar të dhëna që do t’ju ndihmonin fermerëve në menagjimin e punëve vjeshtore në fushë:

Moti me diell dhe vranësira, sidomos pas rënies së shiut, ndikon në ngritjen e temperaturave. Tek pemët si arra dhe hardhia, ende po vazhdojnë vjeljet, kështu që në rast të reshjeve qasshmëria në fushë me mjetet bujqësore bëhet më e vështirë. Fermerët duhet të kryejnë vjeljet përpara ardhjes se reshjeve, kjo ndikon në shmangien e kalbëzimeve në fruta.

Vjeljet tek pemët si molla, do të vazhdojnë edhe për disa ditë, ndërsa koha është ideale për përgatitjen e tokës për ngritjen e pemishteve të reja. Mbjelljet mund të bëhen tek kulturat si molla, arra, lajthia, dardha, si dhe kulturat e tjera. Fermerët duhet të bëjnë parapërgatitjet e pemishteve për sezonin e dimrit: spërkatjet, pastrimin e tyre, eliminimin e frutave të kalbur, mbetjeve sintetike, thyerjet mekanike në degë etj. Pasi që kjo lidhet ngushtë me shfaqjen e sëmundjeve që lidhen ngushtë me higjienën fushore. Për më shumë informata duhet të konsultoheni me ekspertët e pemëtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën agroproject@ipko.com me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së).


Artikull i sponzorizuar