LAJMI I FUNDIT:

IPKO Smart Agriculture: Masat preventive kundër sëmundjeve te kulturat bujqësore

IPKO Smart Agriculture: Masat preventive kundër sëmundjeve te kulturat bujqësore

Ditët me diell i shtuan punët në fushë, ndërsa aktivitetet bujqësore u bënë më intensive, duke filluar nga kositja e livadheve, ujitja e kulturave si speci dhe trangulli, si dhe vjeljet e shalqirit, të cilat ende po vazhdojnë. Sëmundjet si: Kalbëzimet, Hiri dhe shumë sëmundje të tjera të cilat vërehen në këto ditë, rrezikojnë të paraqiten tek perimet dhe pemët e imëta.

Java që shkoi u karakterizua me mot të nxehtë dhe pak reshje vende-vende. Kjo javë solli shi, gjë që ndikon direkt në paraqitjen e sëmundjeve tek pemët drufrutore, perimet dhe pemët e ulëta. Te kultura e shalqirit, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së Kalbëzimit të hirtë. Ndërsa te kulturat pemëtare si molla, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së Zjarrit bakterial.

IPKO- Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna, që do t’ju ndihmonin fermerëve në menagjimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Moti i vranët, sidomos pas shiut, ka ndikuar në uljen e temperaturave për 3 ose 4 gradë, perimet si speci po e vazhdojnë pjekjen, kështu që në këto ditë me vranësira duhet të kemi kujdes nga sëmundjet. Fermerët duhet të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve si Antraknoza dhe Kalbëzimet. 

Fermerët mund të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve në këto periudha kohore, pasi që prezenca e erës është më intensive gjatë ditës. Kjo ndikon, që në mëngjes dhe në mbrëmje era të mos e bëjë bartjen e preparateve kimike. Për spektrin dhe mënyrën e përdorimit të preparateve kimike, fermerët duhet te konsultohen me ekspertet e pemëtarisë, perimtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën agroproject@ipko.com me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së).

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori