Me ardhjen e ditëve me diell, punët në fushë bëhen më intensive. Prezenca e ditëve me diell në këto raste ndikon në rritjen probabilitetit për paraqitje të sëmundjeve në bimë. Sëmundjet që paraqiten më shpesh janë: Ndryshku, Kalbëzimet, Hiri dhe shumë sëmundje të tjera të cilat vërehen si prezente në bimë, pas ngritjes së temperaturave.
Java që shkoi u karakterizua me mot të nxehtë dhe pa reshje. Kjo ndikon në paraqitjen e sëmundjeve tek pemët drufrutore, pemët e ulëta, si dhe kulturat perimtare. Te kultura e mjedrës, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së Ndryshkut. Ndërsa te kulturat perimtare si speci, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së Fitoftores.
IPKO- Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna që do t’ju ndihmonin fermerëve në punët për menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.
Ngritja e temperaturave, sidomos në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës ka ndikuar në pjekjen e Grurit, kështu që në këto regjione, sezona e korrje-shirjeve ka filluar. Spërkatjet kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve në ditët me diell, duhet të bëhen herët në mëngjes ose në mbrëmje.
Fermerët mund të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve si Fitoftoras dhe Ndryshku në këto periudha kohore, pasi që prezenca e erës është minimale. Kjo ndikon që era të mos e bëj bartjen e preparateve kimike. Për spektrin dhe mënyrën e përdorimit të preparateve kimike, fermerët duhet të konsultohen me ekspertët e pemtarisë, perimtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën agroproject@ipko.com me këto të dhëna:
– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj