LAJMI I FUNDIT:

IPKO me pakon më të lirë postpaid në treg

IPKO me pakon më të lirë postpaid në treg

Duke synuar përmbushjen e nevojave të konsumatorëve të saj, IPKO ka lansuar pakon e re postpaid – më të lirën në treg – për përdoruesit të cilët kanë shpenzime të ulëta mujore, por që duan të kenë komunikim të pandërprerë pa pasur nevojë të mendojnë për rimbushjen e telefonit të tyre apo se drejt cilit operator po thërrasin

Pakoja më e re postpaid e IPKO-së, Mujore XS u dedikohet të gjithë përdoruesve të cilët duan t’i kenë kontroll shpenzimet e telefonit të tyre. Mujore XS është risia që vjen pas pakove të tjera mujore të lansuara më herët nga IPKO – Mujore S, M, L – të cilat janë ndër pakot më të kërkuara nga përdoruesit e IPKO-së.


Për vetëm 8.10 euro, pakoja Mujore XS përmban shërbimet e kombinuara – 150 minuta, 150 SMS, 700 MB internet 4G dhe qasje në internetin WiFi të IPKO-së deri në 5GB – të cilat janë të vlefshme 30 ditë dhe mund të përdoren drejt të gjithë operatorëve vendorë.

Mujore XS është pakoja më e lirë postpaid në tregun Kosovar.

Poashtu XS u mundëson përdoruesve që t’i kenë nën kontroll shpenzimet e tyre në telefon, ndërkohë që ata nuk do të kenë më nevojë të mendojnë për rimbushjen e telefonit apo se drejt cilit operator po thërrasin

Abonimi për Mujore XS bëhet me kontratë në çdo dyqan të IPKO-së në Kosovë, ndërsa pagesa mund të bëhet në dyqanet e IPKO-së, tek distributorët e autorizuar, SMS top-up, apo online përmes e-refill dhe e-shop në web faqen e IPKO-së.

IPKO njihet si operatori i telefonisë mobile me çmimet më të lira në treg, kualitetin më të lartë të shërbimeve dhe internetin më të shpejtë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar