LAJMI I FUNDIT:

IPKO organizon turneun e parë universitar të lojërave online në Kosovë dhe rajon

IPKO organizon turneun e parë universitar të lojërave online në Kosovë dhe rajon

IPKO ka njoftuar për organizimin e IPKO UNI Tournament, turneu i parë universitar i lojërave online në Kosovë dhe rajon, i cili do të bashkojë studentët nga universitete të ndryshme të Kosovës, për të garuar me njëri-tjetrin për një super çmim që arrin shumën prej 21,000 euro.

IPKO gjithmonë ka qenë pranë të rinjve, nevojave të tyre dhe ka qenë në hap me trendet më të fundit prandaj ky projekt i lojërave online me universitete dhe studentë është vazhdimësi e përkushtimit të IPKO-s ndaj të rinjve kosovarë.

IPKO UNI Tournament është një projekt inovativ me format dhe strukturë unike që hap rrugën për lojtarë dhe entuziastë të lojërave online në mesin e studentëve që të testojnë aftësitë e tyre në lojëra online dhe të marrin pjesë në një përvojë të paharrueshme.

Studentë nga universitete të ndryshme të Kosovës do të garojnë me njëri-tjetrin në 5 lojëra të ndryshme: FIFA 22, League of Legends, CS:GO, Rocket League dhe PUBG, të cilat luhen midis 16 ekipeve me nga 6 lojtarë për ekip.

Për të ofruar përvojën më të mirë të lojërave online për lojtarët, IPKO organizon këtë projekt së bashku me kompaninë e njohur të lojërave online nga Kroacia, “Good Game Global”.

Garat në këto lojëra të famshme dhe atraktive do të transmetohet online në YouTube, Facebook dhe në kanalet e lojërave si Discord dhe Twitch, ku komentues do të jenë influencues të shquar të lojërave online, të cilët do sjellin edhe më shumë emocion për ndjekësit. Pika qendrore e turneut është kanali Discord ku lojtarët inkurajohen të qëndrojnë pas turneut për të luajtur, krijuar lidhje dhe për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Çdo dy javë do të luhet një lojë e ndryshme, nga gjithsej pesë lojë. Disa lojëra luhen nga i tërë ekipi, ndërsa disa luhen vetëm nga disa lojtarë. Kjo mënyrë lejon që të gjithë lojtarët të formojnë një ekip dhe të shijojnë përvojën së bashku.

IPKO është kompani inovative, me shërbime të avancuara, që ka për qëllim të ofrojë për secilin individ diçka me vlerë nga dimensionet dhe segmentet e saj të shumta që i ofron.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh

Ekonomi
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Çmimet më të lira, shërbimet më të mira dhe respekt për punëtorët në Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori