LAJMI I FUNDIT:

IPKO me ofertat më të mira për diasporën

IPKO me ofertat më të mira për diasporën

IPKO edhe këtë vit mirëpret të gjithë bashkatdhetarët tanë nga diaspora me oferta të veçanta dedikuar ekskluzivisht nevojave të tyre për komunikim të pandërprerë në Kosovë dhe rajon.

Për t’iu qëndruar pranë nevojave të komunikimit të bashkatdhetarëve nga diaspora, IPKO vazhdon të ofrojë tri pako atraktive.

Pako e rekomanduar përmban  500 minuta dhe 500 SMS për shfrytëzim brenda territorit të Kosovës si dhe 10GB internet në mobil të cilat po ashtu mund të shfrytëzohen gjatë udhëtimeve tuaja në regjion. Kjo pako kushton vetëm 20.20 EUR dhe është valide për 20 ditë dhe mund të aktivizohet duke thirr *115*2#.

Dy pakot tjera janë: 300MIN, 300SMS dhe 5 GB internet në mobil për vetëm 15.20 EUR me validitet prej 20 ditësh dhe pako me1000MIN, 500 SMS dhe 20GB, për vetëm 30.20EUR me validitet prej 30 ditësh.

Pavarësisht pakos së zgjedhur, interneti mund të shfrytëzohet gjatë udhëtimit në Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mali i Zi, Turqi, Kroaci si dhe në Greqi,

Të gjitha pakot mund të aktivizohen dhe menaxhohen përmes aplikacionit MyIpko. Për më shumë informata për të gjitha ofertat dhe shërbimet e IPKO, informohuni në www.ipko.com.

IPKO është plotësisht e dedikuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, shumëllojshmërinë e zgjedhjeve dhe ofertave fantastike, si dhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. IPKO mbetet operatori më i madh me rrjet 3G, dhe operatori i parë që filloi të ofrojë 4G në Kosovë, duke mbuluar rreth 80 përqind të popullsisë së Kosovës.

Artikull i sponzorizuar