LAJMI I FUNDIT:

IPKO Foundation organizon ngjarjen ‘Vajzat dhe Teknologjia’

IPKO Foundation organizon ngjarjen ‘Vajzat dhe Teknologjia’

Algoritmi i parë i përdorur ndonjëherë në kompjuter është shpikur shumë kohë më parë, mirëpo çfarë e veçon këtë shpikje është fakti që ishte viti 1840, dhe u shpik nga një grua – Ada Lovelace!

Vajzat përgjatë historisë kanë kontribuar në mënyra të shumta për të ndihmuar krijimin e botës që na rrethon në ditët e sotme.


Zbulimet nga shumë femra kanë revolucionarizuar botën që ne njohim, andaj është vetëm e natyrshme që t’i kushtohet një ditë e veçantë vajzave anë e mbanë globit.

“Për të shënuar 11 tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, IPKO Foundation në bashkëpunim me Bonevet, Girls Coding Kosova dhe Shkollën e Gjelbër sjellin ngjarjen ‘Vajzat dhe Teknologjia’. Kjo ngjarje ka për qëllim të inspiroj dhe të motivojë vajzat drejt  teknologjisë edhe nëpërmjet storieve të suksesshme, sikurse që është ajo e folëses në këtë ngjarje Fiona Beqiri, drejtoreshë menaxhuese e Swiss IT Factory”, thuhet në njoftim.

Pjesëmarrëse në këtë ngjarje do të jenë vajza nga pesë komuna të Kosovës (Prishtina, Mitrovica, Ferizaj, Peja dhe Gjakova).

Ngjarja do të zhvillohet në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë, në ora 10:00, me punëtori të zhvilluara nga BONEVET dhe Vajzat Koduese të Kosovës. /Telegrafi/