LAJMI I FUNDIT:

iPhone i ra në lum, pronari fatlum e gjeti pas dhjetë muajve

iPhone i ra në lum, pronari fatlum e gjeti pas dhjetë muajve

Nëse iPhone-i i juaj ka humbur duke ju rënë aksidentalisht në lum, ju do të mendonit se telefoni është zhdukur përgjithmonë dhe se më nuk do ta shihni atë.

Në gusht të vitit 2021, përdoruesit të iPhne Owain Davies përderisa ishte duke lundruar me kanoe në Wye River të Gloucestershire, i ra telefoni nda dora. Mund të ishte fundi i kësaj ngjarje, Davies e blen një iPhone të ri dhe e harron atë të vjetrin.


Por kjo nuk është një ngjarje e zakonshme, disa ditë më parë, Miguel Pacheco përderisa ishte duke lundruar me familjen e tij me kanoe, e zbuloi iPhone-in që Davies e kishte humbur, transmeton Telegrafi.

Pacheco e kuptoi se telefoni ishte i ndalur. Në intervistën e tij për BBC ai tha “mendova se nuk është në gjendje të rregullt. Ishte i tëri i mbushur me ujë”.

Shumë njerëz do të dorëzoheshin dhe nuk do të tentonin që të gjejnë pronarin e pajisjes, por Pacheco tha se e ndjeu si detyrim që ta rikthente telefonin e humbur, për shkak se mund të kishte dokumente dhe foto të ndjeshme për pronarin.

“E di se më ka humbur telefoni. Kam shumë fotografi të fëmijëve të mi, e di se dua që ta kem përsëri atë telefon”, tha Pacheco, i cili kishte pasur një rast të ngjashëm.

Pas tharjes së telefonit me një kompresor ajri, ai e vendosi atë në një dollap dhe e la aty gjatë tërë natës. Mëngjesin e nesërm, pajisja u ndez përsëri pasi që ai e rimbushi atë. /Telegrafi/

Fotografia e telefonit shfaqte një burrë i cili kishte vendosur një palë syze të diellit dhe mbante një akullore, pranë tij ishte një grua e cila gjithashtu kishte vendosur syze të diellit.

Pasi që fotografia u shpërnda nëpër rrjete sociale, shokët e Owain Davies e njohën atë dhe të fejuarën e tij, të cilit i treguan dhe ai u “ribashkua” me telefonin e tij të humbur. /Telegrafi/