Në tremujorin paraprak, Apple kishte 39.9 për qind të telefonave të mençur mobil në SHBA, kështu që ata kanë arritur të rrisin pjesëmarrjen e tyre në treg me 0.7 për qind.

Përveç kompanisë Apple, edhe Samsung ka arritur të rris pjesën e vet të tregut e cila tani ka arritur në 24.9 për qind, e përcjell nga HTC e cila është në vendin e tretë me 7.1 për qind, e pasohet pastaj nga Motorola me 6.8 për qind dhe LG me 6.6 për qind.


Ndërsa sa i përket sistemeve operative mobile, mund ta thuhet se iOS dhe Android vazhdojnë të dominojnë tregun e telefonave të mençur në SHBA, ndërsa Apple dhe Samsung vazhdojnë të jenë dy prodhuesit kryesor të telefonave mobil në SHBA./ Telegrafi /