LAJMI I FUNDIT:

iPhone kryesor i këtij viti do të quhet iPhone XS Max

iPhone kryesor i këtij viti do të quhet iPhone XS Max

Me vetëm një javë përpara derisa Apple të njoftojë valën e ardhshme të modeleve të iPhone, nuk ka shumë për të spekuluar. Kemi parë se si të gjithë tre telefonat duken, dijmë se dizajni i iPhone X do të bartet, dhe madje e dijmë se modeli 5.8 inç OLED do të quhet iPhone XS. Përveç specifikave, zbulimet e vetme të mëdha janë emrat e modeleve të tjera, dhe tani po qarkullon njëri prej tyre.

Sipas BGR, Apple po heq markimin ‘Plus’ në 2018. Nuk do të ketë një iPhone X Plus, as nuk do të ketë një iPhone XS Plus. Burime të shumëfishta kanë konfirmuar këtë, dhe kanë pohuar gjithashtu se Apple nuk po e konsideron përdorimin e “Pro” për modelin premium.


Dy burime të ndryshme kanë deklaruar tashmë se Apple do të përdorë një emër krejtësisht të ri për modelin e tyre OLED prej 6.5 inç: iPhone XS Max. Ndërsa Apple ka eksperimentuar me emërimin përmes një numri të vetëm ose atij numri të ndjekur nga ‘Plus’, kjo do të thyente traditën në mënyrë të plotë. Nëse paraqet ndonjë ndryshim në specifikimet aktuale ose tiparet e telefonit, mbetet për t’u parë.

Përveç iPhone XS Max, Apple pritet gjithashtu të njoftojë iPhone XS 5.8 inç (i cili do të jetë vazhdim i drejtpërdrejtë i iPhone X) dhe një model LCD prej 6.1 inç që pritet të ketë një çmim më të lirë.

Ngjarja e veçantë do të zhvillohet më 12 shtator në Teatrin Steve Jobs në Cupertino. /Telegrafi/