iPhone 6 me ekran që nuk gërvishet?

Sipas një raporti të fundit medial thuhet se Apple ka paguar 578 milionë dollarë për kompaninë GT Advanced Technologies, e cila do ti përdor këto fonde për ta përshpejtuar procesin e zhvillimit të kapaciteteve të saj.
Furrat e kësaj fabrike do të përdoren për të prodhuar material të lirë, por edhe sasi të safirit, i cili më pas do të përpunohet për tu përdorur në iPhone 6.
Xhami prej safari në iPhone 6 besohet se do të jetë 2.5 herë më jetëgjatë sesa Corning Gorilla Glass, dhe i njëjti do të jetë rezistent ndaj gërvishtjeve.
Edhe pse nuk dihet asgjë për datën e lansimit të iPhone 6 apo formën dhe dizajnin e këtij modeli, besohet se i njëjti do t’i përngjajë mjaft shumë modeleve ekzistuese iPhone 5 dhe iPhone 5S. / Telegrafi /
Nga
Telegrafi
29/11/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































