LAJMI I FUNDIT:

iPhone 16e nuk ka Mag Safe, Apple shpjegon pse

iPhone 16e nuk ka Mag Safe, Apple shpjegon pse

Apple kohët e fundit prezantoi iPhone 16e të ri, por ai nuk ka MagSafe, të cilin disa e konsiderojnë një pengesë të madhe.

Kompania sqaroi se mungesa e kësaj veçorie, nuk ka të bëjë fare me faktin se ky telefon ka modemin e tij të parë C1 të integruar.

Pra, pse vendosën ta lënë jashtë këtë veçori të njohur? Apple pretendon se zgjodhi të mos e pajis iPhone 16e me teknologjinë MagSafe, sepse “shumica e njerëzve në audiencën e synuar të 16e i ngarkojnë telefonat e tyre ekskluzivisht përmes një kablloje karikimi”, transmeton Telegrafi.


Këtë deklaratë dyshohet se përfaqësues të paidentifikuar të kompanisë Apple ia kanë dhënë John Gruber nga portali Daring Fireball, raporton GSM Arena.

Ata përfaqësues pretendojnë se njerëzit që do të blejnë iPhone 16e, “në përgjithësi nuk përdorin fare karikim me valë”.

Se si Apple arriti në këtë përfundim nuk dihet. Disa media të huaja spekulojnë se arsyeja e vërtetë pas këtij vendimi mund të jetë në fakt – ulja e kostos.

Në fund të fundit, iPhone 16e zëvendëson modelin e përballueshëm iPhone SE, i cili gjithashtu mbështeti karikimin me valë, por jo MagSafe.

Përdoruesit e modelit të mëparshëm SE ishin mësuar tashmë me karikimin me valë në një formë të kufizuar ose e shmangën atë krejtësisht, gjë që mund të jetë një arsye tjetër pse Apple mendon se MagSafe nuk është një shtesë e nevojshme në këtë segment. /Telegrafi/