Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se me kërkesë së Selisë së Shenjtë më 14 maj do të organizohet “Dita e Lutjes kundër COVID-19”, andaj ka kërkuar nga të gjitha religjionet dhe njerëzit vullnetmirë që t’i bashkohen kësaj thirrje.
Në njoftim thuhet se gjithë bota po përballet me një rrezik të madh që ka marrë jetët e mijëra njerëzve, dhe që vazhdon të kërcënoj jetët e miliona njerëzve.
Kjo është deklarata e plotë e Selisë së Shenjtë:
Të dashur besimtarë/e,
vëllezër e motra të të gjithë njerëzimit!
E gjithë bota po përballet me një rrezik të madh që ka marr jetët e mijëra njerëzve dhe vazhdon të kërcënoj jetët e miliona njerëzve të tjerë për shkak të përhapjes së pandemisë coronavirus (COVID-19).
Duke e çmuar rolin e medicinës dhe kërkimeve shkencore që bëhen për ta mundur këtë pandemi, ne s’duhet të harrojmë që përballë kësaj krize të rëndë të kërkojnë mbështetje në Zotin. Për këtë arsye duam t’i ftojmë të gjithë njerëzit e botës që të luten secili sipas bindjeve të tyre fetare, të agjërojnë dhe të bëjnë vepra bamirësie, me njetin që të ndalet pandemia. Secili prej nesh, kudo që ndodhet dhe sipas mësimeve të traditave përkatëse të feve dhe filozofeve, le të kërkoj prej Zotit që të na vijë në ndihmë të gjithëve në këtë katastrofë; t’i frymëzojë shkencëtarët për ta gjetur sa më shpejt një kurë për virusin dhe ta shpëtojnë botën nga pasojat e kësaj pandemie të rëndë në fushën e shëndetit, ekonomisë dhe humanitetit.
Në aktualizimin e objektivave të Dokumentit mbi Vëllazërinë Njerëzore, Komiteti i Lartë për Vëllazërinë Njerëzore propozon që të kremtohet ditën e enjte, më 14 maj 2020 një Ditë Botërore e lutjes, agjërimit dhe veprave të bamirësisë.
Që t’u përgjigjemi bashkërisht kësaj ftese, ta thirrur Zotin e gjithëpushtetshëm që ta shpëtojë botën, të na ndihmojë ta kalojmë pandeminë, ta rikthejmë sigurinë, stabilitetin, shëndetin dhe mirëqenien, në mënyrë që pasi të përfundojë kjo pandemi, Toka e jonë të mund të jetë më e mirë se përpara një vend i ngrohtë për njerëzimin dhe vëllazërinë njerëzore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe