LAJMI I FUNDIT:

IPE: Identiteti maqedonas nuk mund të cënohet, diplomacia e vendit të tregohet më këmbëngulëse

IPE: Identiteti maqedonas nuk mund të cënohet, diplomacia e vendit të tregohet më këmbëngulëse

Instituti për Politika Evropiane, së bashku me “Civil Rights Defenders” dhe anëtarët e rrjetit “Thoughts on Europe”, u dërguan një letër të hapur deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me draft-rezolutën për Raportin e Komisionit për vitin 2021 për Maqedoninë e Veriut.

Ata i nxisin eurodeputetët të marrin në konsideratë pjesë të rezolutës dhe kushtet e vendosura nga Bullgaria që do të kenë implikime negative për identitetin e Maqedonisë dhe të mbështesin ultimatumin që Bullgaria po i imponon Maqedonisë së Veriut, duke përdorur anëtarësimin në BE si mjet.


“Një nga gjërat e rregullta dhe që duhet të ndiqet gjithmonë, është lobimi te eurodeputetët për një tekst mbi rezolutën që nuk do të cenojë interesat tona kombëtare. Fakti është se kur nuk je brenda është shumë më e vështirë. Kjo me Parlamentin Evropian është një linjë e veçantë ku duhet investuar vazhdimisht për të dhënë rezultate. Këtu nevojitet një sistem informimi dhe konsultimi me ne”, tha Malinka Ristevska-Jordanova, nga Instituti për Politika Evropiane (IPE).

Ajo informoi se sot në Parlamentin Evropian do të votohen amendamentet e fundit të miratuara nga Komisioni Evropian.

“Grupi i Partisë Popullore Evropiane tërhoqi amendamentin me të cilin pretendohej se bullgarët në Maqedoni ishin të diskriminuar. Teksti tani përmban rekomandime të përgjithshme për luftimin e diskriminimit. Amendamenti për pajtimin historik, për një histori të përbashkët të përcaktuar me Bullgarinë e paraqitur nga Partia Popullore Evropiane do të votohet individualisht. Amendamenti i propozuar nga të Gjelbërit ka të bëjë me nxitjen për zgjidhjen e çështjes historike dhe zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe rekomandimit për fillimin e negociatave”, tha Ristevska Jordanova.

Sipas saj, gjëja më e mirë për diplomacinë maqedonase për momentin është që me qetësi, këmbëngulje dhe pa shumë emocione, por me ndikim sistematik të tregojë se janë luftëtarë të mëdhenjë dhe të mos paguajnë më çmimin për lëshime të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori