LAJMI I FUNDIT:

iPad i ri do të ketë port USB-C

iPad i ri do të ketë port USB-C

Apple do të mund të integronte teknologjinë e re në modelet e reja të iPad.

Tableti i ri i kompanisë Apple do të mund të kalonte nga porti Lightning në atë USB-C, e ky produkt i ri i Apple pritet të lansohet në vjeshtë të këtij viti, transmeton Telegrafi.


Modelet e reja të iPad, përdoruesit munden tabletët në mënyrë direkte t’i lidhin me monitorë dhe pajise tjera – që do të rrit shpejtësinë e bartjes së të dhënave nga njëra pajisje në tjetrën.

Apple këtë iPad do të duhej ta pajiste me procesorin A14 Bionic, derisa aty do të jetë edhe përkrahja për 5G.

Megjithatë informacione për dizajnin nuk ka si dhe nëse do të përkrahet nga Magic Keyboard apo Pencil të gjeneratës së dytë. /Telegrafi/