LAJMI I FUNDIT:

iPad Pro me 15 inç vjen muajin tjetër!

iPad Pro me 15 inç vjen muajin tjetër!

Apple do të organizojë ngjarjen e tyre Worldwide Developer Conference gjatë muajit të ardhshëm dhe është e mundur që në të do të sjell iPad Pro me 10.5 inç.

Kompania amerikane pritet të lansojë tre modele të iPad Pro këtë vit, një model me 9.7 inç, modelin tjetër e 10.5 inç dhe modelin me ekran prej 12.9 inç.

Modeli me 10.5 inç mund të debutojë në ngjarjen e muajit të ardhshëm. Kjo pajisje pritet të ketë specifika të njejta me modelin 9.7 inç, mirëpo do të ketë korniza më të holla.

Modelet e reja të iPad Pro pritet të vijnë me procesorin Apple 10X dhe RAM memorie të ngjashme me serinë ekzistuese.

Apple pritet të përmirësojë kamerat e modeleve të reja iPad Pro dhe poashtu do të sjellin Apple Pencil që do të punojë me Smart Keyboards.

WWDC 2017 është një ngjarje e përshtatshme për lansimin e iPad Pro edhepse kompania mund të vendosë të sjell tabletin gjatë lansimit tradicional të pajisjeve të reja në shtator, së bashku me iPhone 8.