eksperti-banner

Qindra qytetarë janë mbledhur për një ankand të organizuar nga policia e Skocisë, të cilët kanë nxjerrë në shitje gjësende të ndryshme që i kanë sekuestruar nga hajnat.

Ankandi i mbajtur në Newport ka nxjerrë në shitje gjësende të ndryshme të shtrenjta, ku 90 për qind prej tyre janë sekuestruar nga një çift bashkëshortor në Skoci, transmeton Telegrafi.


1 76

Dyshja që shtireshin si punëtorë të bankës, u telefonin viktimave të vjedhjeve duke u thënë se llogaritë e tyre janë kompromentuar, dhe se duhet mjetet t'i bartin në një llogari më të "sigurt".

2 36

Por, pasi ata u arrestuan në janar të vitit 2015, gjësendet e vjedhura janë konfiskuar në shtëpinë e tyre në Glasgow, përfshirë këtu edhe 10 mijë funte para të thata, përfshirë edhe çanta të disenjatorëve të famshëm, këpucë dhe stoli që kapnin vlerën e mbi 100 mijë funteve.

3 28

Pas hetimeve të kryera është konstatuar se në llogaritë e dyshes figuronte një shumë e majme e të hollave, që kalonte shifrën e 250 mijë funteve që ua kishin vjedhur personave të ndryshëm, duke i gënjyer se po i transferojnë në llogari të sigurta.

4 20

Këto para ata i kanë shfrytëzuar për të bërë pushime luksoze në Dubai. Ndërsa gjësendet tjera që janë konfiskuar nga policia janë shitur sipas procedurave të aktit kriminal.

5 16

"Të gjitha paratë e mbledhura nga shitja e gjësendeve do të shkojnë në arkën e shtetit. Ndërsa disa gjëra që u janë vjedhur personave të ndryshëm u janë kthyer pasi janë identifikuar nga policia", ka deklaruar njëri nga zyrtarët policor.

6 13

Por këto gjësende të shtrenjta kanë zgjuar interesim të madh të qytetarëve, e në veçanti të femrave që shpresojnë të blejnë ndonjë çantë të shtrenjtë me pak para siç është çanta e markës Louis Vuitton që shitet për 415 funte.

7 12

Njëjtë është duke vepruar një grua tjetër e cila shpreson që Cartier që kap vlerën e 10 mijë funteve ta blejë për 2.620 funte.

9 9