Inzaghi: Keqardhje për eliminimin, paguam çmimin e 15 minutave të fundit të ndeshjes së parë

Simone Inzaghi pranon se Interi largohet nga Liga e Kampionëve me keqardhje pasi mundi Liverpoolin në Anfield, por nuk ndihet i penduar që zgjodhi Alexis Sanchez si titullar dhe nuk e zëvendësoi para kartonit të kuq.
Nerazzurrët e dinin se ishte një mal për t’u ngjitur pasi humbën 2-0 ndeshjen e parë, por Lautaro Martinez me një supergol nga distanca hapi ndeshjen, e cila u ‘prish’ vetëm një minutë më vonë nga Sanchez që u përjashtua nga gjyqtari.
Me 10 lojtarë në fushë, përfundimi i rikthimit doli shumë i vështirë për Interin, i cili u eliminua në fund, përkundër fitores 0-1.
“Sigurisht që ka keqardhje të mëdha, pasi ne donim të arrinim në këtë raund me të gjitha forcat tona, ishim përballë Liverpoolit, i cili së bashku me Manchester Cityn dhe Bayern Munichun janë ekipi më i mirë në Evropë për momentin, dhe ne i luftuam ata si të barabartë”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Sky Sport Italia.
“Ne ndoshta po paguajmë çmimin për 15 minutat e fundit të ndeshjes së parë, sepse mendoj se kemi pasur dy ndeshje shumë të mira kundër një kundërshtari të shkëlqyer”.
“Mendoj se 75 minutat e para na panë se meritonim shumë më tepër, më pas pësuam gol nga një goditje nga këndi, që nuk ishte as e mirë, dhe goli i dytë me të vërtetë na rrëzoi”.
👏 | GRAZIE
🖤💙#LiverpoolInter #UCL #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/phgtOBjYdC
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 8, 2022
“Erdhëm në Anfield për të dhënë më të mirën tonë dhe ne dolëm të forcuar nga ky takim me një ekip të madh. Gjatë periudhës sonë më të mirë të lojës dhe më të keqes për ta, Alexis Sanchez u përjashtua nga fusha, kjo ishte një kohë e keqe”.
Inzaghi në mënyrë të famshme zëvendëson lojtarët që janë me karton të verdhë, por vendosi të mbajë Sanchez edhe pasi ai rrezikoi një të kuq direkt për kartonin e parë ndaj Thiago Alcantara. A i vjen keq që nuk e bëri ndryshimin më herët?
“Absolutisht jo, sepse në atë moment më duhej Sanchez në fushë dhe nuk do ta ndryshoja atë në një natë si kjo”.
Edin Dzeko, Robin Gosens dhe Felipe Caicedo mbetën në stol gjatë gjithë kohës në Anfield, kështu që a dha vërtet Interi gjithçka për të fituar?
“Kemi pasur disa probleme me fitnesin. Hakan Calhanoglu ishte i lodhur, Dzeko do të jetë shumë i rëndësishëm në Torino, ndaj më duhej të bëja llogaritë të tjera. Nuk po mundohesha të mbroja 1-0, po përpiqesha ta mbaja në ekuilibër deri në fund, në mënyrë që ta rrëmbenim me një lojë të vendosur”.
“Keqardhja është Sanchez, sepse Liverpool me të vërtetë u trondit nga goli i Lautaros dhe unë doja të shihja se çfarë ndodh më pas”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë