LAJMI I FUNDIT:

Inxhinierët shqiptarë të Zvicrës të gatshëm ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Inxhinierët shqiptarë të Zvicrës të gatshëm ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  mirëpriti delegacionin e shoqatës “Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” (Albanian Engineers of Switzerland), të udhëhequr nga kryetari i kësaj shoqate, Rexhep Gashi.

Në takim me kryemiistrin Kurti, Gashi, tha se 70 anëtarët, si inxhinierë që mbulojnë industri të ndryshme, janë të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.


Falënderues për vizitën dhe për gatishmërinë, kryeministri Kurti theksoi ndër të tjerash rëndësinë e arsimit dual, bazuar në modelin e Zvicrës, dhe përkushtimin e Qeverisë për të themeluar Fondin Sovran dhe për të fuqizuar ndërmarrjet publike.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeminsitrit, gjatë ditës, Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të bashkëpunuar në fushat e arsimit dual, energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të mbeturinave, hekurudhave dhe zhvillimin e Trepçës.

Delegacioni i bashkatdhetarëve ka dëgjuar gjithashtu prezantimet e ndërmarrjeve Trepça, Infrakos dhe Trainkos për t’u njohur me projektet konkrete që priten të realizohen.

“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” është organizata e parë profesionale e diasporës sonë në atë vend.​ /Telegrafi/