Një çift në Britani të Madhe kanë arritur që shtëpinë e tyre të ndërtuar në vitin 1930, ta transformojnë tërësisht dhe t’ia rritin vlerën.

Lisa dhe Judy shpenzuan 110.000 funte për renovimin e shtëpisë dykatëshe në Gosport të Hampshire – për ta bërë më të madhe, më të shndritshme dhe më moderne, pasi ishin lodhur nga hapësira e vogël dhe mungesa e dritës natyrale, transmeton Telegrafi.


Kështu kërkuan ndihmën e arkitektes Lynsey Elliott që mori parasysh të gjitha kërkesat, dhe në fund puna e saj tregoi se si nevojitet vetëm përkushtim që diçka shumë e vjetër të duket e re, transmeton Telegrafi.

Dyshja kërkonin më shumë hapësirë dhe dritë natyre ku do të mund të argëtoheshin me miqtë që i vizitojnë shpesh – e shtëpinë dykatëshe pas disa javëve punë e shndërruan në një vilë të cilën të gjithë do të dëshironin ta kishin.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë dhe videon e publikuar më poshtë, që tregon në detaje ndryshimet që janë bërë brenda kësaj prone në Angli. /Telegrafi/

1 11

2 4

3 1

4 2

5

6

7