Me ftesë të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), një delegacion prej pesëmbëdhjetë bizneseve nga Spanja, po qëndron në një vizitë tre ditore në Kosovë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit e gjetjes së formave për rritje të investimeve nga ky vend.
Bizneset spanjolle kanë vizituar AKB-në, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini, i cili informoi delegacionin e bizneseve spanjolle lidhur me infrastrukturën ligjore dhe atë fizike si më të avancuarat në Ballkanin perëndimor, duke tentuar ti josh edhe në aspektin ekonomik dhe atë politik për të lëvizur këto dy vende drejt një bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat duke përfshirë edhe diplomacinë ekonomike.
Spanja është një vend me potencial të madh, kurse Kosova është një vend strategjik për Ballkanin perëndimor, sepse autostradat e ndërtuara së fundi e bëjnë që Kosova të ketë qasje në të gjitha korridoret rrugore për një kohë më të shkurtër e me të lirë për të arritur mallrat në destinacionin e duhur.
“Pavarësisht ngërçit politik ndërmjet dy vendeve tona, ne duhet që ato t‘i përmirësojmë raportet me bashkëpunim ekonomik, duke bindur edhe Madridin zyrtar se këtyre dy vendeve iu mungon bashkëpunim bilateral në çdo fushë dhe këtë duhet ta bëjë shteti spanjoll sikur e kanë bërë edhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian“, tha Shahini.
Ai i njoftoi bizneset spanjolle edhe për potencialet e mundësitë e shumta që ofron Kosova për investime si dhe për lehtësirat e favorshme, ku taksat janë më të ulëtat në rajon, fuqia më e re, e aftë dhe përgatitur profesionalisht për punë dhe kushte tjera të cilat janë të dobishme për investitorët
Alberto Garcia Rojas, udhëheqës i investitorëve spanjoll tha se bizneset nga vendi i tij janë të interesuar të vijnë e investojnë në Kosovë, por po ashtu dhe të eksportojnë nga Spanja. Ai tregoi se këtu janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikes, ndriçimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfumerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.
“Është hera e parë që jemi në Kosovë dhe kjo po na ndryshon bindjen se Kosova është shumë më mirë sesa ne kemi menduar“, tha ai.
Investitorë spanjoll treguan se janë shumë të interesuar për investime në Kosovë, eksporte të prodhimeve të tyre, por edhe import të prodhimeve kosovare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City