Panairi Ndërkombëtar i Tiranës organizuar nga Klik Ekspo Group, në edicionin e tij të 27-të shoqërohet me entuziazmin e ringritjes prej vështirësive të krijuara nga pandemia, krijimit të oportuniteteve të reja për investime në sektorë të ndryshëm. Investitorë italianë shprehen entuziastë për klimën e krijuar tashmë në Shqipëri dhe trendin e zgjerimit të bizneseve në rajonin e Ballkanit.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, por përmes bashkëpunimit me partnerin tonë shqiptar prej një viti tregtojmë verën tonë, prej tre gjeneratash, në lokalet dhe restorantet shqiptare. Ky panair na ndihmon ta shohim me pozitivitet tregtimin e produktit në tregun shqiptar, edhe pse jo të zgjerohemi në rajonin e Ballkanit,” tha Salvatore Soro, investitor italian nga Jugu i Italisë, zona e Pulias.
Një tjetër kompani italiane, Ajsia, nga Parma, pjesa Veriore të Italisë, është prezente në panair me produkte të certifikuara dhe të testuara për linjën komplete të mbrojtjes si doreza, tuta, përparëse, e të tjera.
“Për ne është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe shpresojmë të jetë vazhdimi i një serie të gjatë vizitash. Produktet tona ndahen në katër kategori sektoriale, industria e ushqimit, pajisje mbrojtjeje për punë, mjekësore dhe higjienë. Jemi optimist, sepse konkurrojmë në treg me produkte cilësore dhe u ofrojmë përdoruesve tanë një zgjidhje, jo vetëm mbrojtje, këshillim se çfarë produkti duhet të përdorin në bazë të destinacionit”, u shpreh përfaqësuesja e kompanisë italiane.
“Kjo nuk është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Ne kemi një zyrë përfaqësimi. Jemi me qendër në Itali dhe qëllimi është ta internacionalizojmë dhe ta promovojmë kompaninë. Qëllimi kryesor i kompanisë tonë janë pajisjet që trajtojnë cilësinë e karburantit dhe produktet kryesore janë pajisjet e avionit”, tha Andrea Ricotta, investitor italian.
“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri me vajin e ullirit ekstra të virgjër me prejardhje nga ullinjtë në rajonin e Koratos në Bari dhe duam që produkti jonë të jetë i përhapur edhe në Shqipëri”, u shpreh Giuseppe Maldera, investitor nga Italia.
Investitorët të tjerë italianë u shprehen të kënaqur nga Klik Ekspo Group, dhe organizimin e këtij panairi që krijon klimën e duhur për investimeve të huaja në Shqipëri./ATSH
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës