LAJMI I FUNDIT:

Investimi Amerikan nga Tom Meredith në Kosovë – partneriteti me InstaBuilt

Vikendin që lam pas kompania InstaBuilt bëri hapjen e DEMO PARK PRISHTINA 2021 duke zyrtarizuar kështu dhe nënshkrimin e marrvjeshes për partnerit me njërin nga investitorët më të fuqishëm të Amerikës, Tom Meredith. Investim ky gjigant me një vizion të madh për të ndërtuar shtëpi dhe komunitete miqësore me mjedisin dhe vetë-qëndrueshme në mbarë botën, nga Kosova nëpër Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Ky bashkëpunim është arritur duke u bazuar mbi besimin e të dy palëve në thënjen “një familje, një kompani, një planet”.


Vizionarit Mentor Pllana iu bashkangjit Tom Meredith për ti bashkuar forcat rreth këtij projekti inovativ që do të transformojë përvojën e të jetuarit të qëndrueshëm në mbarë botën duke iu kthyer tokës, drurit dhe mjedisit natyror si burimi kryesor i ndërtimit. Me një mision të përbashkët për të riformuar industrinë tradicionale të ndërtimit të sotëm, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme, të reciklueshme, modulare të parafabrikuara.

InstaBuilt aktualisht ka dy lokacione – InstaBuilt North America, me vendndodhje në Teksas, dhe InstaBuilt Europe, me vendndodhje në Kosovë, ku dhe do të bëhet prodhimi për realizimin e këtij vizioni.

Tom Meredith gjatë fjalimit të mbajtur shtoi:

Pse Kosova?

Çka e bën magjike Kosovën është kjo; jeni ju njerëzit e saj, jeni të edukuar, flisni shumë gjuhë, jeni fuqi punëtore e aftë, ku ne do të sigurojmë vende pune, do krijojmë një qendër aktiviteti, për një të ardhme emocionuese premtuese për të krijuar vendin më të mirë për të punuar

Unë dhe kolegu im Tom Patton, nuk mund të ishim më të lumtur për të qenë në partneritet me Mentorin, vëllaun e tij Besnikun, Diedonin dhe pjesën tjetër te ekipit te cilët ndodhen këtu.

 

Po ashtu me rastin e fjalimit të pronarit të kompanisë, Mentor Pllana, në pika të shkurta shtoi:

Vizioni i kompanisë tonë është i bazuar në tri fjalë: imagjinatë, inovacion dhe inspirim.

Fjala imagjinatë është ëndërr. Filimisht ne kishim një ëndërr, të cilën filluam ta realizojmë në vitin 99 me një dyqan të vogël e duke vazhduar në ndërtimtari.

Tani InstaBuilt do të jetë kompani me dy lokacione – InstaBuilt Amerikë e Veriut, në Texas; dhe InstaBuilt Europe, në Kosovë. Misioni dhe qëllimi im dhe i Tom-it është riformësimi i industrisë së ndërtimit, dhe ky mision na ka bashkuar.

Këto shtëpi kanë përparësi të shumta, thënë ndryshe janë “shtëpi të vogla në harmoni me natyrën”, duke i kthyer prioritetin natyrës, ambientit, dhe shëndetit të planetit dhe njeriut.

Kjo do t’i jep kontribut betejës kundër krizës së ndotjes dhe ngrohjes globale.

Partneriteti afatgjatë i lidhur ndërmjet InstaBuilt dhe MFI Real Estate është krijuar mbi një besim të fortë të ndërsjellë në të mirën e përbashkët dhe në qëllimet e përbashkëta strategjike për rritje të qëndrueshme përmes krijimit të vendeve të punës, rritjes së eksporteve dhe zgjerimit të marrëdhënieve me diasporën shqiptare dhe evropianët e Kosovës, dhe veçanërisht miqtë e saj Amerikan.

Gjatë eventit të pranishmit patën mundësinë të shohin nga afër shtëpitë e bukura modulare të ekspozuara, ku të gjitha ishin të përfunduara në çdo detaj.
Po ashtu ishte një atmosferë me muzikë, argëtim dhe shumë emocione.

Artikull i sponzorizuar