Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti investimet e huaja në Kosovë arritën në 97.5 milionë euro. Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se sivjet kemi 65.5 milionë euro më pak
Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se zvogëlimi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare, pavarësisht se në vitet e tjera këta sektorë kanë qenë sektorë në të cilët ka pasur më së shumti investime.
Sipas të dhënave të BQK-së, investimet e huaja direkte të pranuara në Kosovë deri në qershor të 2016-s arritën vlerën prej 97.5 milionë eurosh që paraqet nivelin më të ulët krahasuar me vlerën prej 163 milionë eurosh, të regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit 2015, shkruan gazeta ‘Zëri’.
“Në kuadër të strukturës së IHD-ve me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, duke përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit. Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione që përben rreth 77.4 për qind të gjithsej IHD-ve shënoi vlerën prej 75.5 milionë eurosh, që është 35,3 për qind më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Gjithashtu IHD-të në formë të instrumenteve të borxheve shënuan vlerën prej 22.0 milionë eurosh, një zvogëlim kundrejt vitit paraprak prej 52,5 për qind. Zvogëlimi i IHD-ve në Kosovë u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare”, thuhet në raport. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend