LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja në Shqipëri, mbi 1 miliard euro

Investimet e huaja në Shqipëri, mbi 1 miliard euro

Investimet e huaja në Shqipëri shënuan një rekord historik vitin e kaluar duke kapërcyer për herë të parë shifrën 1 miliard euro. Të dhënat e fundit nga banka e Shqipërisë tregojnë se për gjithë vitin 2018, kompanitë e huaja investuan në saktësisht 1 miliardë e 21 milionë euro në ekonominë shqiptare, me një rritje prej 13.5 për qind krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë shifra totale e investimeve të huaja, maskon një dobësi strukturore. Vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre, kanë shkuar në sektorin e manifakturës, i cili zgjeron bazën prodhuese të ekonomisë.


Të dhënat e detajuara tregojnë se pjesa dërrmuese e investimeve nga jashtë kanë qenë vetëm në katër sektorë, që janë; energjia, industria nxjerrëse, pasuritë e patundshme dhe sektori financiar.

Për vitin 2018 kompanitë e huaja investuan 467 milionë euro në prodhimin e energjisë dhe sektorin e gazit, pjesa dërrmuese e të cilave vjen nga gazsjellësi TAP dhe Kaskada e Devollit. Në industrinë nxjerrëse, veçanërisht naftë dhe miniera u investuan 171.1 milionë euro, ndërsa në aktivitetin e pasurive të paluajtshme 115 milionë euro.

Të huajt duket se po blejnë gjithmonë e më shumë prona të patundshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare. Banka e Shqipërisë nuk e detajon se sa prej këtyre investimeve vijnë nga individë të huaj që blejnë prona në Shqipëri dhe sa vijnë nga bizneset, por në total vitin e kaluar të huajt investuan 115 milionë euro në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, edhe ky një rekord historik. /TopChannel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori