LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja, Maqedonia nga vendi i tretë zbret në vendin e 18-të

Investimet e huaja, Maqedonia nga vendi i tretë zbret në vendin e 18-të

Maqedonia është sa më pak atraktive për grinfild investitorët e huaj sesa para 3 viteve. Prej vendit të tretë që ishte në vitin 2016, këtë vit shteti ynë u gjend në vendin e 18 në rang listën e Financial Times. Në kreun e listës për këtë vit janë Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas biznesit, mungesa e sundimit të ligjit, polarizimi i shoqërisë dhe klima e keqe politike po ndikon që sa më pak kompani të huaja të vendosin që të investojnë në Maqedoni. Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se gjendja e keqe politike në vend ndikon negativisht edhe në punën e përditshme të kompanive, por edhe të investimeve të tyre të ardhshme.


“Kur shohim se çdo ditë të gjithë aktorët politik në shoqëri akuzohen në baza ditore, kjo ndikon vërtet shumë keq, jo vetëm te kompanitë e vendit, por edhe te ato jashtë, të cilat e kanë parë ose e shohin Maqedoninë si destinacion. Sado që tu ofroni kushte të mira, nga aspekti i lirimit tatimor, apo çfarëdo që ju ofroni përmes ndryshimeve ligjore që miratohen, megjithatë kur shohin gjendjen politike, shumë vështirë e kanë të vendosin për të investuar”, thotë kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniela Arsovska. Nga Qeveria, megjithatë thonë se rënia e Maqedonisë është si rezultat i konkurrencës shumë të madhe, sepse në vitin 2016 në listë janë futur 94, ndërsa këtë vit 105 shtete.

“Të dhënat për investimet e huaja të drejtpërdrejta të publikuara në Financial Times, kanë të bëjnë me grinfild investimet, që janë pjesë e investimeve të huaja të përgjithshme që janë futur në vend dhe radhitja është bërë sipas numrit të projekteve investuese, dhe jo sipas vlerës dhe vëllimit të investimeve. Për më tepër, të dhënat në indeks janë shfrytëzuar nga FDI Markets dhe i përjashtojnë investimet me pakicë. Në raportin e vitit 2016 janë ranguar 94 vende ndërsa në raportin e fundit janë analizuar dhe ranguar 105 vende, praktikisht konkurrenca është rritur dhe zgjeruar. Investimet e përgjithshme i vlerëson Banka popullore, e cila vitin e kaluar ka regjistruar hyrje rekorde të investimeve të huaja prej 624,5 milion eurove”, thuhet në letrën e Qeverisë. Më parë, edhe ekspertët ekonomik kanë paralajmëruar se klima politike në vend duhet të stabilizohet që kompanitë të mund të punojnë, dhe me atë të përmirësohet grumbullimi i tatimeve.

Ndryshe, në pesë muajt e parë të këtij viti, janë harxhuar vetëm 13.7 për qind të investimeve kapitale. Apo thënë ndryshe, shteti mezi ka harxhuar afro 60 milionë euro, apo afër 58 milionë euro të parave për ndërtimin e infrastrukturës (shkolla, çerdhe, rrugë, ujësjellës, sisteme për vaditje etj.) Kjo do të thotë se në periudhën qershor-dhjetor të këtij vit, apo në shtatë muajt e ardhshëm do të duhet të harxhohen bile 364 milionë euro. Njëherazi edhe në vitin 2018 është shënuar realizim mjaft i dobët i investimeve kapitale me 65.6 për qind të mjeteve apo janë harxhuar vetëm afër 200 milionë euro për investime kapitale. Në vitin e kaluar me rebalanc u ndanë 100 milionë euro për pagesën e borxheve të komunave , nga një pjesë e mjeteve që nuk u harxhuan për investime kapitale. Njohësit e rrjedhave ekonomike vlerësojnë se mungesa e investimit më të madh të shtetit në realizimin e më shumë projekteve vjen si rrjedhojë e menaxhimit jo të kënaqshëm apo edhe për shkak të planifikimit jo të mirë të harxhimeve, apo të dalave nga buxheti, shkruan KOHA.

Edhe nga Instituti ekonomik “ Fajnens Think” thonë se mungesa e kapaciteteve teknike për realizim si dhe mungesa e kontrollit dhe nxitjes së investimeve të planifikuara mund të jenë shkaqet e realizimit të dobët të investimeve kapitale. “Në shtet kemi një periudhë të gjatë problem me planifikimin e tyre, ku për çdo vit parashikimet apo projeksionet për harxhimet kapitale janë të larta nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër kemi nënrealizimin e investimeve kapitale. Kjo çështje mund të tejkalohet përmes revidimit të metodave të projeksionit, fillimit të implementimit të planifikimit të buxhetit në aspekt afatmesëm, koordinimit midis sektorëve dhe institucioneve përgjegjëse“, thonë nga“ Fajnens Think./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori