Investim prej 560 mijë eurosh në rrugën Shtedim–Podi i Jakupit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën Shtedim–Podi i Jakupit, në Pejë, po avancojnë.
Sipas tij, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po investon 560 mijë e 700 euro në këtë segment rrugor, me gjatësi prej 3.22 kilometrash.
Projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Pejës, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira e më të sigurta për banorët e kësaj zone.
Ministri ka bërë të ditur se, së bashku me dy segmentet e tjera, investimi përfshin gjithsej 10.1 kilometra rrugë, me vlerë të përgjithshme prej rreth 1.4 milion eurosh.
Punimet po vazhdojnë në terren, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë thënë se do të monitorojnë realizimin e projektit në bashkëpunim me të gjithë akterët. /Telegrafi/






































