LAJMI I FUNDIT:

Inva Mula dhe Lule Elezi, me performancë në Slloveni

Inva Mula dhe Lule Elezi, me performancë në Slloveni

Dy emra të mëdhenj të artit shqiptar, Inva Mula dhe Lule Elezi, kanë performuar së bashku në Slloveni, në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare.

Sopranoja Inva Mula dhe Lule Elezi në piano, sollën koncertin e tyre në qytetin Kopër të Sllovenisë.

“Monomenta Albanica Justinopolitana” organizohet nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore ‘Iliria’.